Doktori i cmenduri shkoi poshtë shtëpisë me një parfum të shtrenjtë dhuratë, moderatoja e futi në burg, njiheshin dhe shfaqeshin bashkë në stadium

Zbulohen detaje të reja nga drama dashurore e mjekut psikiatër nga Kosova, Behar Kamberi, i dalldisur pas moderatores sportive Albana Bejko. (Doktori ka përfunduar prej disa ditësh në burgun 302 në Tiranë për përndjekje ndaj moderatores).

Dashuria e zjarrtë e doktor Kamberit ndaj moderatores Bejko duket se është e njënashme, por jo edhe aq platonike. Pra, nuk është një dashuri si ajo e Don Kishotit të Mançës për Dylqinjën, e cila ekzistonte vetëm në mendjen e tij.

Prapaskena mëson se doktor Kamberi dhe moderatorja bukuroshe njiheshin. Ata kishin një raport miqësor. Behar Kamberi dhe Albana Bejko janë shfaqur bashkë edhe në stadiume, duke ndjekur ndeshje futbolli, një nga pasionet e deklaruara të moderatores.

Mbetet ende mister se në ç’rrethana janë njohur Kamberi dhe zonjushë Bejko, por duket se në terrenin e miqësisë doktor Kamberit i ka lindur një ndjenjë e zjarrtë dashurie, flakët e të cilës i kanë mjegulluar arsyen, pikëpamjen për realitetin.

Sipas burimeve, mjeku psikiatër jo vetëm kishte miqësi me moderatoren, por dinte edhe banesën e saj në Kompleksin Deliorgji. Behar Kamberi është nisur nga Kosova dhe është shfaqur para shtëpisë së moderatores, për t’i bërë një surprizë; Një parfum të shtrenjtë!

Edhe Albana Bejko kishte menduar një surpizë për Behar Kamberin. Për të evituar një përballje poshtë shtëpisë, moderatorja sportive i ka lënë takim doktorit në qendër të Tiranës. Duke pritur me parfum në dorë, në vend të moderatores janë shfaqur oficerët e komisariatit nr 2, të cilët kanë prangosur mjekun psikiatër me akuzën e përndjekjes ndaj moderatores.