Tr ndit Monika Kryemadhi, ja arsyeja mist rioze pse Amerikanet vendosen Altin Dumanin si shef te SPAK

Ish-deputetja Monika Kryemadhi deklaroi këtë mbrëmje në emisionin “Çim Peka Live” se kreu i SPAK, Altin Dumani, ka dështuar në premtimin që i dha ndërkombëtarëve për të luftuar bandat në Durrës që kontrollojnë trafikun e drogës në port.

Kryemadhi theksoi se ai për këtë premtim u zgjodh në krye të SPAK, por vetë raportet e institucioneve në vendin tonë tregojnë se një nga problemet më të mëdha është Porti i Durrësit, një pikë kyçe e trafikut të kokainës dhe jo vetëm.

“Zgjedhja e Altin Dumanit ka një gjë. Një gjë u kërkua nga ndërkombëtarët. Trafiku i drogës dhe ndërprerja e komunikimit sepse Shqipëria ishte bërë porti kryesor i furnizimit me kokainë, heroinë, që vinte për tu shpërndarë në Europë. Jemi ende në betejë për të parë të vërtetën.

Dumani këtë gjë e garantoi. Për hir të së vërtetës nuk ka ndodh. Kemi raportet e institucioneve që thonë se një nga problemet më të mëdhaja është Porti i Durrësit për trafikun e drogës. Në sistem shtetëror, jo një bandë.”-tha Kryemadhi.