Sapo u emerua! Arr stohet nga SPAK vellai i deputetit te PS! E rende ajo cfare eshte zbuluar

Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, është arrestuar gjatë një operacioni që po zhvillon SPAK në Durrës,

Aksioni raportohet se është ndërmarrë për tjetërsim pronash.

Kontrolle gjithashtu iu janë kryer edhe Aleksandër Lahos, personazh i krimit i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Loer Kume u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator.

 

SPAK dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një aksion në qytetin e Durrësit.

Raportohet se në pranga ka rënë edhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, ky i fundit i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’.

Gjithashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesat e eksponentëve të tjerë të njohur të botës së krimit.

Pak më parë u raportua se në pranga ka rënë edhe vëllai i deputetit të PS, Loer Kume.

Gjatë operacionit të sotëm policor të urdhëruar nga SPAK-u në Durrës në prangat e policisë ka rënë dhe shtetasi Enea Kume, që rezulton të jetë dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume.

Ky i fundit i gjendur në studion e lajmeve të “Ora News” në një intervistë ku foli për përvojën e tij të re si deputet i ri i Kuvendit të Shqipërisë dhe që vjen nga radhët e Partisë Socialiste, nuk mund të mos pyetej për këtë çështje nga moderatorja Lili Saraçi.

I gjendur i papërgatitur dhe në mongesë të plotë të informacionit mbi atë çfarë ka ndodhur, Kume u shpreh se:

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie dpo ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.

EKSKLUZIVE/ Deputeti Loer Kume flet për arrestimin e të vëllait

Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume.