U t*ll me Trump? Edi Rames i eshte ndaluar hyrja ne SHBA, vjen reagimi urgj*nt qe tr*ndit Kryeministrin

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të dënueshëm veprimin e kryeministrit Edi Rama me ironinë që bëri në Danimarkë me presidentin amerikan Donald Trump.

“Është akt i qëllimtë, jo i rastësishëm i Edi Ramës. Akt i qëllimtë dhe i dënueshëm, i papranueshëm. Njerëz të afërt të Ramës, si Delina Fico, bën video ku shfaq presidentin Donald Trump si Hitlerin. Natyrisht Delina ka probleme se ka marrë 10 mln euro atje bashkë me atë Llagamin. Por ta krahasosh presidentin Trump në video me Adolf Hitlerin është i dënueshëm dhe absolutisht i papranueshëm. Mund të kesh mendime të kundërta por nuk mund ta krahasosh me diktatorin më të madh të botës”, tha ai mes të tjerash.

Kreu i selisë blu deklaroi edhe projektin për desorosifikimin e vendit, duke e lidhur kryeministrin me urrejtjen direkt të tij me presidentin amerikan.

“Pse ndodh kjo? Se janë kukulla të Sorosit, si Rama edhe Linda. Si mundet kjo? Të hapet mbledhja me video sikur Trump është Hitleri. Desorofikimi i vendit do jetë një nga qëllimet kryesore të opozitës në Shqipëri. Nuk shkoi dot klouni Rama në Amerikë, i lidhur me kartelet e drogës ai. Ndaj dërgoi edhe presidentin atje, por vetë nuk shkoi dot”, tha ai.

Berisha i bëri edhe një koment më të gjerë asaj që ndodhi në Danimarkë, duke e lidhur direkt edhe me faktin se Rama është “non grata” në SHBA.

“Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit. Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Me datën 1 shtator të vitit 2025, në forumin e Bledit në Slloveni, kukulla e Xhorxh Sorosit, Ramaduro, në fjalën e tij theksoi: askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë”, tha Berisha.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:

Është vërtet e jashtëzakonshme se si funksionon media e sotme dhe si e ashtuquajtura “viralitet” mund ta shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor të mirë, në frymën e miqësisë, papritmas shndërrohet në një kryefjalë botërore të një samiti të tërë midis dhjetëra kombeve, ndërsa gjithçka tjetër, substanca e vërtetë, bëhet e parëndësishme. Por po, ishte shumë argëtuese sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në prani të mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, t’i referohesha një gabimi të Presidentit Trump se edhe Shqipëria arriti të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërsa vetë Emmanuel punoi pa u lodhur, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqe midis Azerbajxhanit dhe Armenisë. Një vërejtje e lehtë, një moment miqësor. Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh atë në helm politik është thjesht e padrejtë.

Pra, le ta sqarojmë situatën: E vërteta është se Presidenti Trump e ka treguar veten si një udhëheqës që e riktheu fjalën “paqe” në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai ka arritur paqe aty ku të tjerët u përpoqën por dështuan dhe ai vazhdon ta ndjekë atë pa u lodhur. Ai shkëmbim nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori të mirë midis njerëzve që, në fakt, janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.