E fundit! Arr*stohen dy djemtë e Valbona Selimllarit! Veprimi i tm*rrshem që kryen mbrëmë!

Dy djemtë e ish-misit Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, respektivisht 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një episodi të dhunshëm ndaj një efektivi të rendit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur dy të rinjtë kanë goditur një punonjës policie “për shkak të detyrës”. Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata kanë vijuar incidentet, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe duke kërcënuar policët që ndodheshin aty.

Sipas burimeve zyrtare, materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për procedura të mëtejshme ligjore.

Kjo nuk është hera e parë që emrat e dy të rinjve lidhen me incidente të dhunshme. Vetëm pak javë më parë, ata u përfshinë në një përplasje fizike në Dhërmi, në prani të dhjetëra turistëve, por arritën të shmangin pasojat ligjore.

Pak muaj me pare, JOQ publikoi pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj.

Përleshja ka qenë kaq e ashpër dhe e papërshtatshme saqë ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve.

Por, ndonëse pamjet e këtij sherri kanë bërë xhiron e mediave, duket se policinë e ka zënë gjumi pasi ende nuk ka marra masat e nevojshme lidhur me këtë sherr. Kjo jo pa qëllim! Mësohet se në sherrin e dhunshëm në Dhërmi janë të përfshirë fëmijë dhe nipër të VIP-ave të njohur dhe politikanëve me emër.

Në këtë përleshje mësohet se janë të përfshirë individë të njohur si nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Një dëshmitar shkruan për JOQ se shkak i sherrit ka qenë një femër dhe inatet e mëparshme.

Por ajo qe i ka cuditur te gjithe eshte reagimi i Valbona Selimllarit pas kesaj ngjarje te rende. Ne nje dalje televizivive…