‘Çmendet’ moti/ Përmb*tje të mëdha bëjnë ‘n*min’, uji merr para makinat e parkuara,raportohet për 3 persona të vd*kur

Bullgaria është goditur rëndë nga përmbytje të mëdha, të cilat kanë shkaktuar dhe viktima.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë se si uji vërshon furishëm në rrugë, duke marrë para edhe makinat që janë të parkuara. Deri më tani, të paktën tre persona, përfshirë dy shpëtimtarë, kanë vdekur, teksa me qindra të tjerë janë evakuuar.

Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme teksa zona e Bullgarisë jugore është më e prekur.

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Në Ultësirën Perëndimore, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike, kryesisht në disa qarqe të vendit.
Pas mesditës, reshjet do të zvogëlohen gradualisht, duke u lokalizuar vetëm në zonat qendrore dhe duke u ndërprerë plotësisht në mbrëmje.

Në zonat malore mbi 1000 metra, veçanërisht në veri dhe verilindje, priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga juglindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 12 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina mund të arrijë deri në 25 m/s gjatë mesditës dhe pasdites.

Deti pritet të jetë me valëzim 4–6 ballë si në Adriatik, ashtu edhe në Jon. Sinoptikanët këshillojnë kujdes në zonat bregdetare dhe ato malore për shkak të erës së fortë dhe mundësisë së shtrëngatave afatshkurtra.