Zbulohen detajet e renda! Ja kush eshte i forti me te shkuar te erret qe

Zbulohet e shkuara e errët e 58-vjeçarit…

Një shpërthim i fuqishëm mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 3 të Sarandës i mori jetën 58-vjeçarit Isuf Jacaj, një emër i njohur për policinë lokale. Sipas burimeve zyrtare, eksplozivi ishte vendosur në automjetin tip Toyota, në pronësi të tij, i cili u shkatërrua plotësisht.

Jacaj rezulton person me precedentë penalë që prej viteve ’90, i përfshirë në disa ngjarje të dhunshme në qytetin bregdetar. Në qershor të vitit 2010 ai mbeti i plagosur pas një përleshjeje me sende të forta; në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri në lagjen nr. 3; ndërsa në korrik 2022 u përfshi sërish në një konflikt ku u arrestua me një përforcues grushti.

Burime të Pamfletit konfirmojnë se Isuf Jacaj është babai i Klaus Jacajt, 31 vjeç, aktualisht në burg për “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me plagosjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto qëlloi me armë në lagjen nr. 4, duke plagosur Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza. Vetëm katër ditë pas kësaj ngjarjeje, më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi eksploziv në makinën e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht atë.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes së drejtpërdrejtë ndaj familjes Jacaj, si vijim i konflikteve të hapura të verës së këtij viti. Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

Isuf Jacaj, i cili kohët e fundit punonte në sektorin e turizmit duke transportuar turistë me skaf, dyshohet se është ndjekur dhe ekzekutuar me eksploziv të komanduar në distancë.
Policia e Sarandës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se rreth orës 22:50 të kësaj të shtune, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit Isuf Jaçajt.

Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se familja Jaça nuk ishte një emër i panjohur për Policinë, pasi në korrik edhe djalit të Jusuf Jaçajt, Klaus Jaçajt, iu hodh automjeti në erë.

Fatmirësisht Jaçaj nuk ndodhej në automjet në momentin e ngjarjes, ndërkohë që emri i tij është lakuar gjerësisht në media përgjatë verës si pasojë e konfliktit të regjistruar ku mbetën të plagosur shtetasit Gëzim Hajdarajt 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Klaus Jaçaj ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat penale përkrahje e autorit të krimit dhe moskallëzimi, akuza që lidhen me ngjarjen e 17 Korrikut në Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.

Ai u arrestua më 24 korrik pasi akuzohet se ka përkrahur Ramadan Canajn, i cili akuzohet si personi që qëlloi me armë ndaj dy të plagosurve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.