Elvisi mbushi a*mën kur lexohej vendimi, q*lloi 3 herë ndaj gjyqtarit! I drejtoi pist*letën sekretares dhe i tha fjaline tr*nditese

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja nga ngjarja e rëndë sot pasdite në gjykatën e Apelit në Tiranë ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.

Lala thotë se ka parë pamjet e kamerave të sigurisë nga salla e gjyqit dhe janë tronditëse, teksa Elvisi Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin dhe më pasi plagosi babë e bir, pala kundërshtare në seancë, teksa priti policinë aty pa lëvizur.

 

 

Klodiana Lala: Kam një qëndrim për sa i përket aty që e frymëzuan. Momentet e para ka pasur raportime kontradiktore pasi policia po hetonte ngjarjen dhe ato detaje që ndodhën. Gjyqtari Kalaja ishte caktuar me short, gjykonte si i vetëm, trup monokratike, e vijoi seancën që momentin e parë, bën përgatitjen dhe ka dalë në seancë në një seancë ka pasur agravim me Gjon Shkambin.

I kam parë pamjet, janë të rëndë tronditëse. Sot do shpallte vendimin me një çështje që prej vitit 1992 në ish rezervën e ushtrisë në Shkodër. Gjoni ishte i shoqëruar nga nipi Elvisi. Referuar kamerave rezulton se teksa po lexonte vendimin dhe pala humbëse Elvisi mbush armën dhe qëllon në gjoks gjyqtarin dhe qëllon dy herë të tjerë. Ka drejtuar armën sekretares gjyqësore por nuk e ka shkrepur. Nuk ka vërë përpjekje për tu larguar por e ka pritur aty policinë. Ka qenë dëshmitarë të shumtë. Autori e ka pranuar autorësinë.

Detaje të reja kanë dal në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja nga 30- vjeçari Elvis Shkambi, ku shkak dyshohet humbja e gjyqit për pronën e xhaxhait të tij. Raportohet se 31-vjeçari, brenda sallës së gjyqit, i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, por nuk e qëlloi.

Me të njëjtën armë, Elvis Shkambi qëlloi edhe ndaj 2 personave nga pala kundërshtare që ka bërë edhe padinë në Apel, babë e bir, Ragip Kurtaj 65 vjeç dhe Ervis Kurta, 45 vjeç. Të dy ndodhen jashtë rrezikut në Spitalin e Traumës. Babai me plagë të lehta në kraharor dhe këmbë.

Djali me plagë të lehta në dorë. Autori ishte në sallën e gjyqit duke ndjekur seancën për një pronë në Shkodër, ku palë e tretë e interesuar, ishte xhaxhai i tij i pranishëm në sallë, Gjon Shkambi, i cili e pretendonte atë prej shumë vitesh.

Ai e mbante armën pranë vetes. Sapo gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim në favor të paditësve dhe jo xhaxhait të tij, e përdori kundër tij. Elvis Shkambi ndodhet i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës bashkë me personat që ishin në procesin gjyqësor, punonjës të gjykatës, përfshirë dhe rojën e sigurisë.

Njëra prej punonjëseve i tha BIRN se kishte parë autorin dhe një të afërm të tij që kishin dalë të fundit nga salla e gjyqit dhe ecnin të qetë.

“Njëri prej tyre ndezi edhe një cigare dhe u larguan të dy me hapa të ngadaltë nga ambientet e gjykatës,” tha ajo.

Punonjëset thanë se kishin mësuar nga kolege të tyre se autori i kishte thënë sekretares gjyqësore se nuk kishte gjë me atë dhe kishte qëlluar gjyqtarin Kalaja në gjoks. Sipas tyre, salla ku po zhvillohej seanca është e vogël dhe ka vetëm dy rreshta me stola.

Këtu, lindin edhe pikëpyetjet e mëdha të masave të sigurisë në gjykatë, se si hyri brenda Gjykatës së Apelit në sallë gjyqi një person i armatosur.

30-vjeçari Elvis Shkambi u fut në gjykatë nga dera ku hyjnë qytetarët, të cilët kalojnë përmes një detektori, i njëjtë si në aeroporte. E paqartë ende se si pajisja nuk ka lëshuar sinjal për praninë e një arme dhe plumbat në xhep.

Nga Policia e Shtetit saktësohet se efektivët e tyre nuk kanë lidhje me këtë pajisje sigurie detektimi. Edhe burime nga Policia e Burgjeve thonë se nuk janë efektivë të tyre te skaneri. Siguria në gjykatë është e policisë private, por se e kujt është përgjegjësia, kjo pritet të zbardhet në vijim.

LEXO E rëndë/ Merr flakë automjeti gjatë lëvizjes, shpëton familja me 5 persona (Detaje)
Hetimin për vrasjen e gjyqtarit në krye të detyrës brenda sallës së gjyqit sapo dha një vendim, e ka marrë në dorë SPAK. Dy prokurorë të posaçëm, Adnand Xholi dhe Vladimir Mara shkuan edhe në ambientet e Gjykatës së Apelit. Deri më tani vijojnë seancat e marrjes në pyetje, por akoma nuk ka zyrtarisht të ndaluar.

Trupi i pajetë i gjyqtarit, Astrit Kalaja u dërgua në morgun e Tiranës, aty ku do t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.