Ja kush eshte autori i cmendur! Nga çështja e pronës te tr*gjedia, ja si e vr*u gjyqtarin Astrit Kalaja në mes të seancës

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse që ndodhi brenda një salle gjyqi në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Raportohet se autori i identifikuar tashmë si shtetasi Gjon Shkëmbi ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në një çështje pronësie që ishte duke u shqyrtuar nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili ndërroi jetë vetëm pak momente më parë, rrugës për në spital.

Mësohet se gjyqtari Kalaja ka qenë duke shqyrtuar një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Në një moment gjatë shqyrtimit autori ka pretenduar se ishte palë e dëmtuar dhe aty ka nxjerrë një armë zjarri, tip pistoletë, me të cilën ka qëlluar drejt gjyqtarit Kalaja.

Gjon Shkambi është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja sot në sallën e Gjykatës së Apelit, si dhe plagosjes së dy personave të tjerë, babë e bir.

Dy vite më parë atë e kishin denoncuar 31 familje në Shkodër, duke thënë se u kishte marrë shtëpitë. Pas këtyre akuzave ai kishte dalë publikisht me një deklaratë për mediart duke mohuar akuzat.

Ja çfarë deklaronte dy vite më parë autori i vrasjes së gjyqtarit:

Një ditë pas padisë në polici dhe akuzave të banoreve për thyerje të banesave dhe kërcënime, Gjon Shkambi, personi që pretendon se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër, ka reaguar për mediat.

Ai thotë se është pronari i godinave ku jetojnë 31 familjet dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

Ai kërkon nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.

Në vitin 2020, zyrën private të përmbarimit e kthyen mbrapsht me pretendimin se personi që pretendon se është pronari i tokës, ka dokumentet false dhe që atëherë çështja e 31 familjeve në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër, po zvarritet neper dyert e institucioneve.

Por mbrëmjen e së hënës, banorët protestuan përpara komisariatit të policisë, pasi pretendojnë se personi në fjalë po dhunon banesat e tyre.

Banorët kanë arritur të filmojnë Gjon Shkamin, personin qe thotë se është pronari i godinës, teksa futet në shtëpitë e tyre pa leje.

Në vitin 1992, këto 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar.

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës ku në Gjykatën e Apelit, gjyqtarie Astrit Kalaja u qëllua për vdekje.

Sipas burimeve, autori Gjon Shkambi qëlloi me armë zjarri në sallën e gjykatës, duke lënë të vdekur gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, babë e birë.

Kush ishte Astrit Kalaja?

Astrit Kalaja ishte anëtar i zgjedhur për të tretën herë në Kolegjin Zgjedhor.

Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës.

Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e drejtësisë. Në kuadër të procesit të Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019.

 

Top Channel

 

 

Top Channel