Vr*sja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, kr*mineli i vendosi pist*letën në kokë edhe sekretares por ja cfare e ndali

Detaje të reja kanë dal në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja nga 30- vjeçari Elvis Shkambi, ku shkak dyshohet humbja e gjyqit për pronën e xhaxhait të tij. Raportohet se 31-vjeçari, brenda sallës së gjyqit, i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, por nuk e qëlloi.

Me të njëjtën armë, Elvis Shkambi qëlloi edhe ndaj 2 personave nga pala kundërshtare që ka bërë edhe padinë në Apel, babë e bir, Ragip Kurtaj 65 vjeç dhe Ervis Kurta, 45 vjeç. Të dy ndodhen jashtë rrezikut në Spitalin e Traumës. Babai me plagë të lehta në kraharor dhe këmbë.

Djali me plagë të lehta në dorë. Autori ishte në sallën e gjyqit duke ndjekur seancën për një pronë në Shkodër, ku palë e tretë e interesuar, ishte xhaxhai i tij i pranishëm në sallë, Gjon Shkambi, i cili e pretendonte atë prej shumë vitesh.

Ai e mbante armën pranë vetes. Sapo gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim në favor të paditësve dhe jo xhaxhait të tij, e përdori kundër tij. Elvis Shkambi ndodhet i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës bashkë me personat që ishin në procesin gjyqësor, punonjës të gjykatës, përfshirë dhe rojën e sigurisë.

LEXO U raportua i zhdukur në det në Sarandë, gjendet i pajetë trupi 57-vjeçarit
Këtu, lindin edhe pikëpyetjet e mëdha të masave të sigurisë në gjykatë, se si hyri brenda Gjykatës së Apelit në sallë gjyqi një person i armatosur.

30-vjeçari Elvis Shkambi u fut në gjykatë nga dera ku hyjnë qytetarët, të cilët kalojnë përmes një detektori, i njëjtë si në aeroporte. E paqartë ende se si pajisja nuk ka lëshuar sinjal për praninë e një arme dhe plumbat në xhep.

Nga Policia e Shtetit saktësohet se efektivët e tyre nuk kanë lidhje me këtë pajisje sigurie detektimi. Edhe burime nga Policia e Burgjeve thonë se nuk janë efektivë të tyre te skaneri. Siguria në gjykatë është e policisë private, por se e kujt është përgjegjësia, kjo pritet të zbardhet në vijim.

LEXO E rëndë/ Merr flakë automjeti gjatë lëvizjes, shpëton familja me 5 persona (Detaje)
Hetimin për vrasjen e gjyqtarit në krye të detyrës brenda sallës së gjyqit sapo dha një vendim, e ka marrë në dorë SPAK. Dy prokurorë të posaçëm, Adnand Xholi dhe Vladimir Mara shkuan edhe në ambientet e Gjykatës së Apelit. Deri më tani vijojnë seancat e marrjes në pyetje, por akoma nuk ka zyrtarisht të ndaluar.

Trupi i pajetë i gjyqtarit, Astrit Kalaja u dërgua në morgun e Tiranës, aty ku do t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.