Kandidatura e Flor Binajt tm*rron Ramen, Kryeministri ben levizjen urgj*nte. Del kandidati i ri per Tiranen

Kryesia e Partisë Socialiste, një nga organet më të larta të kësaj force politike, do të mblidhet pasditen e kësaj të marte. Kryeministri dhe numri një i partisë që drejton vendin në mandatin e katërt radhazi, u ka kërkuar anëtarëve të mblidhen sot në seli.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe për nga natyra, mendohet se do të jetë më shumë organizative, me drejtuesit e strukturave që pritet të marrin porositë dhe të dalin në terren për të kërkuar mbështetje për Ogerta Manastirliun.

Me shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe më pas Këshilli i Ministrave, gara për drejtuesin e ri të kryeqytetit është hapur zyrtarisht, ndërsa edhe Presidenti Bajram Begaj ka nxjerr një dekret zyrtar.

Edi Rama propozoi publikisht emrin e Ogerta Manastirliut në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, disa ditë më parë, duke u shprehur zyrtarisht se Tirana nuk kishte kohë për të humbur derisa Erion Veliaj të sqarojë problemet me drejtësinë.

Nga ana tjeter, Marko Dajti, kryetari i Frontit të Majtë pritet të jetë kandidati i radhës për Bashkinë e Tiranës. Dajti brenda pak ditësh do të shpallë kandidaturën për të sfiduar Ogerta Manastirliun e Partisë Socialiste dhe Florian Binajn.

Sa i përket aktorit, ai do të kandidojë si i pavarur dhe do të mbështetet nga forcat opozitare. Sakaq vlen të kujtohet se Marko Dajti ka garuar edhe në vitin 2023 për Bashkinë e Tiranës, ku arriti që të merrte 2809 vota.