Një grua 38-vjeçare, shtatzënë në muajin e tretë, është shtruar me urgjencë në spital në Atikë të Greqisë, pasi dyshohet se është sulmuar nga bashkëshorti i saj.
Ajo ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe sy, për të cilat ka kaluar në një ndërhyrje kirurgjikale delikate, pasi partneri e ka goditur me piru.
Sipas presidentit, Michalis Giannakos, mjekët kanë kryer një operacion të ndërlikuar në syrin e saj dhe aktualisht ajo po lufton për të shpëtuar shikimin.
Gjendja shëndetësore mbetet e rëndë, por foshnja raportohet jashtë rrezikut. Gruaja po trajtohet nën mbrojtjen e policisë në klinikën e maternitetit.
Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit të sulmit, teksa dyshimet kryesore bien mbi bashkëshortin e saj. Nuk dihet ende nëse ai është ndaluar apo shpallur në kërkim.
Top Channel