Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binajn, flet për herë të parë për kandidimin e tij të papritur në Top Story në Top Channel
“Nuk e kam kompleks të bashkëpunoj me të për të mirën e qytetit, se kur e sheh Tiranën nga Surreli duket bukur, po hajde brenda në Tiranë ku rrimë ne ta shohësh si është” tha ai.
andidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binajn, flet për herë të parë për kandidimin e tij të papritur në Top Story në Top Channel
“Nuk kam folur as me Berishën, as me djalin e tij, nuk kam as numrat e tyre. Edhe Lapaj më pyeti o vlla mos është një kamera e fshehtë, se ne do të mbështetim. I thashë të më mbështesni dhe publikisht. Pastaj doli dhe Berisha, përkrahja e tij dhe e gjithë demokratëve, ndryshoi rrjedhën. Nuk do dal në fushatë me të, në asnjë mënyrë. Me asnjë kryetar të asnjë partie opozitare nuk do dal në fushatë. Ata janë mbështetës, nuk janë propozues.
Do krijoj një ekip të specializuar për cdo sector. Bashkia përdoret si makineri votash për qeverinë, dhe qeveria po ashtu për bashkinë. Ca tepron pastaj mbetet për qytetarët,” tha Binaj.
Florjan tregoi se pse kishte vendosur të kandidonte për Bashkinë e Tiranës. Aktori dhe moderatori i njohur e tha hapur se Berisha dhe opozitarët e tjerë nuk zgjodhën asnjë kandidat dhe në këto kushte vendosi të provonte për të qenë përfaqësuesi i qytetarëve në nivel lokal. I ftuar në “Top Story” të Grida Dumës, Binaj u shpreh:
“Dua ta filloj me një falënderim që unë u riktheva në këtë shtëpi që kam rilindur artistikisht. Që kur kam qenë fëmijë kam dashur të vendos drejtësi gjërave. Kam ngrënë edhe dru ndonjëherë. Angazhimi im ka qenë gjithmonë, edhe pse jo gjithmonë i dukshëm. Grupi im shoqëror dhe familja më thonin gjithmonë, se pse unë nuk e provoj“, tha fillimisht ai.
Më tej shtoi: “Kushtet e deshën që në këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mban shumë përgjegjësi. Prisja që rrethi im të thoshte: Ç’pate? Por në fakt të gjithë po më thonin që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Sepse partitë opozitare hapën krahët në një farë mënyre sepse e lanë sheshin e valles bosh. Unë dola që të ndizja edhe tek të tjerë që të kishte sa më shumë opsione. Ka ardhur koha që qytetari të jetë për qytetarin“.