Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibra, ka deklaruar se do të kërkojë që klientit të tij t’i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për shëndetin mendor.
Avokati Ibra ka deklaruar në Top News, se çështjen e ka marrë për shkak të njohjeve familjare me të.
Ai tha se siç ka deklaruar edhe vetë Shkambi, kjo nuk është hera e parë që ai hynte me pistoletë në sallat e gjyqeve.
“Çështjen e mora për shkak të njohjes familjare. Do të kërkojmë ekspertim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të Shkambit. Edhe ky person që e ka vrarë nuk është në jetë. Po ta shohësh, merren të gjitha shkaqet, rrethanat…Unë mendoj, në deklarimet që ka bërë Elvis Shkëmbi, thotë që në disa raste ka qenë me pistoletë në gjykata, nuk a qenë hera e parë. Në disa raste ai ka shku me armë në gjykata. Çështja nuk është që një njeri normal të shkojë me paramendim. Mua më duket anormale”, – deklaroi Ibraj.
Tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja janë lënë sot në burg me vendim të Gjykatës së Tiranës.
Mes tyre, autori i dyshuar kryesor i ngjarjes, Elvis Shkambi, ndodhet në qendër të hetimeve për këtë ngjarje tronditëse që ka tronditur opinionin publik dhe sistemin gjyqësor.
Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj, ka dhënë detaje mbi gjendjen dhe të kaluarën e klientit të tij.
“Elvis Shkambi ka punuar më parë në disa institucione të sigurisë”, tha ai, kur u pyet se ku e ka gjetur autori armën.
Sipas avokatit, familja e Elvis Shkambit ndodhet në një gjendje të rënduar ekonomike:
“Familja Shkambi ka hyrë në shumë borxhe për shkak të kësaj çështjeje, e cila ka zgjatur shumë kohë”
Elvis Shkambi, i cili akuzohet si autor i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, ka shprehur edhe pendesë për aktin e rëndë. “Ai ka kërkuar falje publike për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja”, deklaroi avokati Ibraj, duke shtuar se Shkambi dhe dy të arrestuarit e tjerë besojnë se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një “kalvari të gjatë gjyqësor”.