Pas arrestimit disa ditë më parë të Gjovalin Shkambit, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Elvis Shkambi, ka ardhur edhe reagimi i familjes.
Në një deklaratë publike, familjarët kërkojnë mirëkuptim për situatën e rënduar emocionale dhe bëjnë thirrje për respekt ndaj procesit ligjor, duke u distancuar nga çdo formë dhune apo gjuhe urrejtjeje.
Gjovalin Shkambi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, Elvis Shkambi, i cili u la në burg bashkë me xhaxhanë tjetër, Gjon Shkambi.
Pavarësisht se drejtësia deri më tani nuk ka arritur ende të vendosë pikën përfundimtare mbi këtë çështje, ne nuk duam në asnjë mënyrë të përdorim gjuhë urrejtjeje ndaj personave që ushtrojnë detyrën e tyre dhe respektojmë proceset ligjore që po zhvillohen.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kërcënimet nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, por kërkojmë mirëkuptim për gjendjen e rënduar emocionale dhe psikologjike në të cilën ndodhej babai ynë në ato momente.
Ne si familjarë e kuptojmë plotësisht madhësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj ngjarjeje, por kërkojmë me mirëkuptim që mediat të shmangin sa më shumë përfshirjen në jetën tonë familjare, pasi babai jone është marrë në pyetje dhe është publikuar në momente jashtëzakonisht të vështira dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Urojmë që drejtësia dhe qetësia të mbizotërojnë, dhe Zoti të bëjë atë që është më e mira për të gjithë!
Me respekt,
Familja e Gjovalin Shkambi
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, tha se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit duhet të ishte parandaluar.
Softa tha se më parë institucionet e drejtësisë ruheshin nga shteti. Më tej, Eksperti shtoi se në gjykatë mungonte protokolli i sigurisë, nuk kryhej kontroll fizik ndaj personave që futen aty edhe pse ato mund të kenë armë, thikë ose solucion që mund ta përdorin ndaj gjyqtarëve.
“Pse nuk u parandalua ngjarja sepse e vranë në vendin ku jepet drejtësia. Institucionet e drejtësisë ruhen me ligj, me VKM dhe me rregullore. Ligji i parë ai i ‘92, kur u ngrit një shërbim i veçantë që quhej policia e objekteve dhe e kishte të ndaluar që të merrej me detyra të tjera.
Një repart ruante sistemin e drejtësisë, një repart ishte me sistemin bankar dhe tjetri për trupin diplomatik dhe ishin të specializuara dhe kjo me kohën humbi pastaj, sepse lindi edhe policia private dhe doli ligji për shërbimet private, por nuk mund që shteti të hiqte dorë.
Ky nivel sigurie ka rënë. Mungonte protokolli i sigurisë në atë gjykatë, nuk ka një kontroll fizik ndaj personave që futen aty, ai mund të ketë armë, thikë ose solucion që mund ta përdor ndaj gjyqtarëve”

Comments are closed.