E bujshme! Arr*stohet biznesmeni milioner ne Tirane, Edi Rama dhe Veliaj e lane të

Biznesmeni Sino Llanaj është ndaluar nga policia pasi mësohet se ka ndërtuar pallat në pronë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit”, njoftoi policia.

IKMT ka bllokuar 4 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi pa leje, ndërsa ka nisur procedura për shembjen e objekti

Pallati, i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj, raportohet se ishte në shkelje flagrante të rregullave të ndërtimit.

Kujtojmë që sipërmarrësi u arrestua më 12 janar 2024 për armëmbajtje pa leje në autostradën Fier-Vlorë.

Gjithashtu, tek pallati i tij te ish-parku 120 familje s’janë futur në banesa prej konfliktit që ka me ortakun Albert Allmuça.

Dy pronarët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit te ish-Parku i autobusëve brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti s’ishte ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijonin të jetonin me qira.

Më 13 Janar 2021, dy pronarët u përfshinë në një sherr fizik dhe verbal, ku nga përdorimi i armës mbeti i plagosur biznesmeni Sino Llanaj, si dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodian Komino, të cilin një plumb rikoshetë e ka kapur në kofshë.

Gjithashtu, gjatë sherrit, mbeti i plagosur me sende të forta edhe roja i objektit, Shkëlzen Biberi.