Ish-banori i “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka bërë një gjest human në televizion, duke kërkuar një minutë heshtje në nderim të vëllait të ndjerë të Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.
Ky veprim vjen pavarësisht përplasjeve të forta dhe incidentit fizik që ndodhi mes Jozit dhe Gjestit gjatë kohës që të dy ishin banorë në “BBVA”, një situatë për të cilën Jozi së fundmi shprehu pendesë.
Gjatë intervistës në “Kosovë Show”, para se të fliste për marrëdhënien dhe veprimet ndaj Gjestit, Jozi e vendosi fokusin te humbja e rëndë familjare.
Vëllai i Gjestit humbi jetën tragjikisht pak javë më parë pas një aksidenti me motor.
Jozi kërkoi publikisht të nderohej kjo humbje, duke u shprehur: “Ngushëllimet më të sinqerta nga zemra për familjen. E kisha pas shumë dëshirë një minutë heshtje.”
Reperi Stresi ka bërë një reagim të fortë dhe provokues në rrjetet sociale, pasi ish-banori i “Big Brother VIP”, Joz Marku, la të kuptohej se përqafimi dhe puthja e tyre në video ishte pjesë e një “hakmarrjeje” dhe jo miqësie.
Jozi deklaroi publikisht se veprimi me Stresin ishte pjesë e një “sqarimi”, duke thënë: “nuk është mirë me gabu me mu” dhe se “do e marrësh hakun tënd”.
Pas kësaj deklarate, Stresi nuk ka ngurruar të reagojë. “Këdo që kam puth s’kam lënë pa e q…. nashta jam vonu 1 muj 2 ose 3. Por pa e q….. s’ka shans”.
Ish-banori i “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka reaguar pas videos virale ku shfaqej duke u përqafuar me reperin Stresi, duke zbuluar se prapa këtij veprimi nuk fshihej një miqësi e thjeshtë. Gjatë kohës në “BBVA”, Jozi u përball me shumë kritika dhe ofendime, veçanërisht për përplasjet e tij me banorë të tjerë, si Gjesti, ndërkohë që Stresi ishte një nga ata që kritikoi ashpër sjelljen e tij.
Pas daljes nga “BBVA”, Jozi tronditi rrjetin me një video ku i kërkonte Stresit ta puthte, duke lënë të kuptohej se marrëdhënia mes tyre ishte ndryshe. I pyetur në emisionin “Kosovë Show”, Jozi e mohoi që videoja të kishte të bënte me një miqësi, duke theksuar se kishte një “lidhje tjetër”. Ai e quajti Stresin një “djalë i mirë”, por tha se gabimet që kishin ndodhur gjatë kohës së tij në “BBVA” duhej të sqaroheshin.
Kur u pyet për kuptimin e shprehjes “Nuk është mirë me gabu me mu”, Jozi e shpjegoi si një paralajmërim se do të merrte “hakun” e tij, si për mirë, ashtu dhe për keq. Ai shtoi se nuk kishte një bashkëpunim artistik me Stresin, por se situata kishte si qëllim vënien në vend të drejtësisë për ato që ndodhen në të kaluarën.
Jozi bëri të qartë se do të takohet dhe do të “sqarohet” me çdo person që e kishte sulmuar gjatë kohës që ishte në shtëpinë e “BBVA”.
Pjesë nga biseda:
Djali është artist, është djalë i mirë, i shtëpisë së mirë. Patjetër si çdo njeri gabon, por nuk është mirë me gabu me mua
Nëse gabon me mua, do e marrësh hakun tënd, si për mirë si për keq. Nuk është kjo vetëm për keq
Unë asnjëherë, duke nisur që nga vetja ime, nuk kam për qëllim të arrij diçka duke hedhur baltë mbi imazhin tënd
Unë jam një njeri që nuk i harroj gjërat, qofshin të mira apo të këqija. Nuk jemi takuar për bashkëpunim.
Këta pseudoartista që kanë marrë guximin me qitë atë imazhin e vet herët a vonë me ato dënimet përballet. Do ketë një farë sqarimi!
Ish-banori i “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka shprehur publikisht pendesën e tij për shpullën që i dha ish-banorit tjetër, Gjestit, gjatë momentit të largimit nga shtëpia, duke e cilësuar veprimin si diçka që nuk e bën krenar.
Përplasja fizike mes Jozit dhe Gjestit gjatë një prej spektakleve të “BBVA” shkaktoi reagime të shumta dhe u konsiderua si një nga momentet më të tensionuara të atij edicioni.
Së fundmi, i ftuar në “n’Kosovë Show”, Jozi e adresoi atë ngjarje. Fillimisht, Jozi shprehu ngushëllime për Gjestin, i cili kohët e fundit humbi vëllain tragjikisht në një aksident me motor.
Më pas, ai u shfaq i penduar për veprimin e tij.
I pyetur nëse ndihej keq, Jozi tha: “Patjetër që po. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj apo sqaroj atë se çfarë ndodhi dhe se si ndjehem unë sot. Se ka njerëz që e kanë përjetuar shumë keq përtej ekranit. Shkurt dhe shqip është diçka që nuk më bën aspak krenar.”
Ai shpjegoi se veprimet ishin shkaktuar nga emocionet e mëdha: “Reagimet i kemi të ndryshme, emocionet janë shumë të mëdhaja. Bëjmë gabime, njerëz jemi. Mundesh me gabu.”
Lidhur me reagimin e familjarëve, Jozi zbuloi se edhe ata nuk e kishin pritur mirë këtë veprim: “Nuk e kanë pritur aspak mirë. Betohem janë hyrë në vendin e tij. Kanë menduar sikur të isha unë në vendin e tij. Shumë e rëndë ndjenja.”
Kjo deklaratë shërben si një ndjesë publike e ish-banorit për veprimin e tij dhe ndikimin që pati te publiku.