E quajti vëlla Vucicin, sdo ta besoni dot cfare ben Rama pas fitores se Shqiperise ne Serbi

Kryeministri Edi Rama, ndonese e ka cilesuar Presidentin Vucic si vella ka reaguar pas fitores së madhe të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë, duke përshëndetur djemtë kuqezi për paraqitjen e tyre të jashtëzakonshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi!

Kjo fitore, e cilësuar si një nga më të rëndësishmet për Kombëtaren, ka sjellë reagime të shumta nga figura publike dhe politike, si dhe një atmosferë festimi të jashtëzakonshme në gjithë vendin

Fituesi i Ferma Vip, Dijonis Biba, ka pasur fat ditën e sotme.

Ai në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi, ku shihet se ka vënë bast prej 10 mijë euro për fitoren e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

E Dijonisi nuk u zhgënjye, pas Shqipëria mundi Serbinë me rezultat 1-0, me golin e Rey Manajt, ai ka fituar plotë 55 mijë euro.

Duket se fituesi i Ferma Vip e ka ndjerë se Shqipëria do të triumfojë sonte. /IndeksOnline/

Mediat serbe e quajnë humbjen më të rëndë në histori disfatën përballë kuqezinjve në Silvinjos në Leskovac.

Goli i Manajt i ka dhënë përfundimisht fund shpresave të kombëtares serbe për t’u kualifikuar në kampionatin botëror.

Serbia pëson një nga humbjet më të rënda në histori: Piksi, ka ardhur koha! Shqipëria festoi në Leskovac dhe i eliminoi “Shqiponjat” nga Botërori

Tragjik dhe fundi i “idesë” së Piksit: Shqipëria në Leskovac i shoi Serbisë ëndrrat për Botërorin!

Humbje që dhemb vërtetë: Shqipëria në Leskovac e largoi Serbinë nga Botërori.

Shqipëria është në vendin e dytë të renditjes pas një fitoreje historike kundër Serbisë në Leskovc.

Pas fitores me Serbinë, një festë e çmendur “shpërtheu” edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u bashkua dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Trajneri Sylvinho mbajti një fjalim përpara të gjithë lojtarëve, duke i thënë që është momenti i tyre për të festuar, një gjë që ata e bënë pa u menduar dy herë.

Tashmë Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit historik për në “Play Off”-in e një kampionati Botëror.