Lartësimi i kërkon vajzës, Beltizjanës në “Shihemi në Gjyq” që të largohet nga shtëpia pasi nuk ka mundësi ta mbajë. Beltizjana ka një histori mjaft të vështirë sepse siç tregon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ka pasur një bashkëshort me të cilin shkoi në Itali, kanë një vajzë, por më vonë ai ndërroi jetë. Beltizjana qëndronte me vajzën, por për shkak se kjo e fundit ka një fëmijë me spektrin e autizmit, nuk mund ta përballonte më dhe nëna u kthye në Shqipëri.
Një i afërm mundësoi që Beltizjana të njihej me një shtetas grek që jetonte në Gjermani. Ata bashkëjetuan për një vit e gjysmë dhe kishin nisur procedurat e dokumenteve të martesës, por ndodhi fatkeqësia.
Lartësim: Burri kur erdhi aty që qe sëmurë e çoi në Divjakë. I bëri skaner, doktori i tha që nuk duhet të ikësh se e ke zemrën shumë të zmadhuar. Mori mjekimin, nuk e pinte mjekimin.
Beltizjana: Unë e kisha fajin, baba?
Lartësim: I thashë merre si njeri. Bëj letrat, njihuni, vazhdoni familjen.
Beltizjana: Plotësova 3-mujorshin këtu dhe ika në Gjermani, bashkëjetova me atë 3 muaj në Gjermani.
Ardit Gjebrea: Me zemrën ishte okej?
Beltizjana: Jo, kishte diabet përveç zemrës, por nuk kurohej që të merrte mjekim, nuk i donte mjekim. I ka vdekur edhe një vëlla kur ishte korona, 57 vjeç. Edhe vetë 57 vjeç vdiq.
Ardit Gjebrea: Pse, vdiq ky?
Beltizjana: Po, vdiq greku.
Ardit Gjebrea: Po greku është i dyti?
Beltizjana: Po, burri i dytë greku, vdiq tani.
Ardit Gjebrea: I pari çfarë ishte?
Beltizjana: Shqiptar.
Ardit Gjebrea: Edhe ai ka vdekur.
Beltizjana: Ai vdiq 51 vjeç.
Lartësimi thotë se nuk ka asnjë mundësi që ta mbajë vajzën sepse ka vetëm pensionin. Ndërkohë, paratë dhe gjithçka Beltizjana ka, ndodhen në shtëpinë e çiftit në Greqi. Problemi është se ajo nuk mund të marrë asgjë dhe nuk mundet të marrë pjesë nga pasuria sepse dokumentet nuk ishin mbyllur.
Lartësimi thotë se bisedoi me vjehrrën e moshuar të Beltizjanës që t’i linte testament ku të thoshte që do t’i kalonte pasuria, por ajo s’pranoi. E moshuara ka ndërruar jetë së fundmi dhe tani Beltizjana gjendet në një udhëkryq.
Lartësim: I vajta kastile vjehrrës dhe i thashë kështu…
Beltizjana: Mos të më merrje nga vjehrra, të më lije atje, le të rrija atje!
Lartësim: Në qoftë se e mban si nuse djali, ta mbash derisa të vdesësh ti, por do të bësh një testament që me vdekjen time ta gëzosh ti pasurinë e djalit tim. Ajo nuk pranoi!
Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ka ajo?
Lartësim: Dy çuna, ky ishte i fundit, vdiq. Edhe kjo kishte shpresë te plaka akoma. Plaka vdiq!
Beltizjana: Po më donte!
Ardit Gjebrea: Plaka është gjallë?
Lartësim: Vdiq!
Ardit Gjebrea: Edhe plaka vdiq?!
Lartësim: Mbante shpresa te plaka, ajo ishte e sëmurë, ishte 80 e ca vjeçe.
/tvklan.al
Beltizjana ka pasur shumë sfida në jetë pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë duke e lënë me një vajzë. Vajza, e cila jeton në Itali, ka një djalë me spektrin e autizmit dhe nuk mund të përballonte më jetesën me nënën e saj. Në këto kushte, Beltizjana kthehet në Shqipëri pranë prindërve që e martuan për herë të dytë me një shtetas grek.
Gjërat po shkonin mirë dhe çifti planifikonte të martohej, por greku ndërroi jetë. Këtu nis problemi i Beltizjanës me të atin, Lartësimin, që e ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Lartësimi thotë se nuk e dinte që e bija nuk ka dokumente dhe mendonte se vajza më në fund do të bënte një jetë të qetë. Tani ai s’mundet ta mbajë në shtëpi për arsye se nuk e përballon dot financiarisht dhe i kërkon të ikë, por e bija refuzon.
Beltizjana: Babi, ti duhet të më pranosh në shtëpi, duhet të më mbash mua! Unë jam në mes të katër rrugëe dhe nuk ka kush të më mbajë!
Lartësim: Babai nuk do, ik atje te vendi!
Beltizjana: Ti duhet të më mbash!
Lartësim: Babai nuk pranon asnjë fëmijë veç gruas! Më lini rehat të jetoj edhe këto ditë!
Beltizjana: Jam me 500 halle!
Lartësim: Nuk pres dot më, baba! Unë dua një dorë dhe nga fëmijët!
Beltizjana: Jam pa mbështetje! Dua mbështetje baba! Ti do të më mbash!
Lartësim: Mbështetjen gjeje ku të duash!
Beltizjana: Ti do të më mbash!
/tvklan.al