Luana Vjollca drejt dështimit total! Arbana Osmani i bën h kmarrjen që nuk e priste njeri

Ajo është gjithmonë e zënë me projekte dhe risi që sjellë për publikun e saj. Herë në ekran, herë në biznes e herë në muzikë, Luana ka treguar se vijon të mbetet një imazh sa i angazhuar aq edhe i dashur për publikun.

Në rrjetet sociale, ajo të jep idenë e një gruaje që nuk di të ndalet, duke sjellë plot risi për të gjithë ndjekësit e saj. E teksa të shumtë ishin ata që prisnin që rikthimi i saj në muzikë të ishte më intensiv këtë periudhë, Luana vendosi që të përqendrohej te biznesi. Por natyrisht që nuk kanë sesi të mungojnë pyetjet për të, shpesh edhe në llogarinë e saj, për një rikthim në ekran. Kujtojmë se eksperiencën e saj të fundit, Luana e pati në “Ferma VIP”, ku edhe moderoi për herë të parë një reality. Që atëherë, ajo nuk është parë më në ekran, ndonëse për të është gjithnjë prioritet.

luana vjollca (2)

E mesa duket kjo periudhë për të do të jetë pushim, të paktën nga skena e madhe. Prej më shumë sesa 1 viti, Luana ka gati një program të sajin, por duket se ende nuk po gjen hapësirën e përshtatshme për ta realizuar në ndonjë ekran. Vitin e shkuar, ne shkruajtëm, sesi moderatorja ishte afruar edhe pranë Topit për ta realizuar, por duket se bisedimet nuk shkuan ashtu si duhet, dhe sërish ajo mbeti pa një format, deri kur pranoi ftesën për të moderuar ‘Ferma VIP’. Por duket se edhe këtë herë, prezantuesja e dashur nuk do të ketë mundësinë të moderojë formatin e krijuar prej saj.

luana vjollca (9)

Sakaq Luana ka paraqitur zyrtarisht platformën e saj për të prezantuar Festivalin e Këngës në RTSH, një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në vend. Platforma e saj është marrë tashmë në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare. Ndërkohë, autorja e njohur Zefina Hasani, e cila ka qenë pjesë e festivaleve të mëparshme, është kontaktuar sërish për të marrë rolin e autores së këtij edicioni. Megjithatë, mësohet se Hasani ka refuzuar propozimin për shkak të angazhimeve të tjera profesionale.

luana vjollca (8)

Në vend të saj, burime të afërta me RTSH bëjnë me dije se drejt këtij pozicioni është gazetari dhe moderatori Ervin Kurti, i cili pritet të marrë përsipër detyrën si autor i festivalit, nëse marrëveshja do të konkretizohet në ditët në vijim. Por ende është i paqartë nëse Luana do të jetë mikpritësja e Festivalit të RTSH, duke qenë se një platformë ka dorëzuar edhe Arbana Osmani, për të qenë për herë të dytë pjesë e këtij formati.

 Arbana Osmani

E teksa fati i Luanës në televizion është ende i paqartë, ajo ka vijuar me biznesin, duke planifikuar që të zgjerohet në biznes, si një prioritet të sajin. Teksa oferta të ndryshme vijnë për projekte në ekran, prezantuesja duket më e tërhequr, duke pritur të sjellë në ekran një krijim të sajin, ose t’u thotë disa “jo” kërkesave për projekte të gatshme.

GAZETA PANORAMA