Shqipëria e mundi Serbinë mu në shtëpi e saj, duke shikuar drejt Boterorit 2026. Kjo mbetet ndeshje historike për kombëtaren, në mos ndeshja më e rëndësishme.
Ndërkohë pas humbjes trajneri serb Dragan Stojkoviç dha menjëherë dorëheqjen. Krejt stadiumi me tifozët serbë ikën kokëulur dhe në mbarë Serbinë një heshtje varri nga humbja.
Mësohet se presidenti serb Vuçiç ka vendosur të shpallë një ditë zie kombëtare në Serbi! Mediat serbe shkruajnë se asnjë futbollist serb nuk e ka celularin hapur pas sharjeve dhe fyerjeve të tifozëve ekstremistë.
Trajneri i dorëhequr ruhet nën masa të forta sigurie pasi e kanë kërcenuar me jetë, pas humbjes.
Pas fitores me Serbinë, Shqipëria luan edhe dy ndeshje, kurse Serbia tre ndeshje, pasi ka një ndeshje me pak. Llogaritë shkojnë në favor të Shqipërisë për të shkuar në “play-off” për në Botëror, por gjithçka mbetet për tu parë për shkak se Serbia ka edhe një ndeshje me tepër se sa ekipi shqiptar.
Dhe pse Shqipëria është në avantazh, sërish gjithçka mbetet për t’u vendosur në nëntor.
AXHENDA E SHQIPËRISË
13 nëntor
Andorrë – Shqipëri, 20:45
16 nëntor
Shqipëri – Angli, ora 18:00
AXHENDA E SERBISË
14 tetor
Andorrë – Serbi, ora 20:45
13 nëntor
Angli – Serbi, ora 20:45
16 nëntor
Serbi – Letoni, ora 18:00
Tabela momentale e klasifikimit është si me poshtë:
Nëse bëjmë disa llogari mund të shikojmë se: Shqipëria fiton me Andorra dhe shkon në 14 pikë, Serbia fiton me Andorren dhe arrin në 10 pikë. Me 13 Netor vendoset pothuaj gjithçka sepse luan Angli-Serbi. Në qoftëse në Londër rrihet Serbia, edhe nëse e fiton ndeshjen me Letoninë përsëri serbët mbeten me 13 pikë, pra një pikë me pak se ne dhe kualifikohet Shqipëria për në “play-off”.
Por nëse Serbia barazon me Anglinë dhe fiton me Andorrën e Letoninë, ajo barazohet me Shqipërinë me 14 pikë, por prapë me pikë të barabarta vendos ndeshja direkte që është fituar nga Shqipëria, kurse ndeshja në Tiranë ka dalë barazim; pra Shqipëria shkon në “play-off”.
Në qoftëse se Serbia fiton në Londër përballë anglezëve, atëhere kualifikohet Serbia dhe humbet Shqipëria.
Pra gjithçka vendoset me 13 nentor në ndeshjen Angli-Serbi në Londër.
Sidoqoftë nuk ka asnjë shans që Serbia të fitojë në Angli.
Por me tej në “play-off” mundësitë janë që Shqipërisë t’i bien njeri nga këto ekipe: Polonia, Hungaria ose Çekia.