Duke filluar prej ditës së sotme, 13 tetor, autostrada Tiranë–Durrës do të ketë mbyllje të pjesshme të qarkullimit, për shkak të nisjes së punimeve në kuadër të projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit”.
Në njoftimin e bërë publik nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës disa ditë më parë, u njoftua se bllokimi do të ndodhë në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:
-Vorë–Maminas
-Maminas–Sukth
-Sukth–Fllakë
-Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit
-Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit
Gëzim Noni, përgjegjës (sektori i menaxhimit të projektve) në një lidhje direkte në emisionin “Live në Mëngjes” nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut, për gazetarin Esido Barkaj sqaroi se sa do të zgjasin punimet.
Gëzim Noni: Sot kanë filluar ndërhyrjet për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit”, e cila është bërë problematike për përdoruesit e rrugës. Kjo ndërhyrje do të bëhet me segmente për të qenë më fleksibël për të mirën e trafikut. Në fillim do të mbarojë riparimi i njërës anë pra, nga Vora tek Ura e Dajlanit dhe pastaj pjesa tjetër. Kjo ndërhyrje është konceptuar në katër fazë. Në çdo segment do të ndërhyrhet 1-2 ditë për të qenë më efektive.
E gjithë kjo ndërhyrje kemi menduar të zgjasë një javë njëra anë dhe ana tjetër po një javë. Pra në total kemi parashikuar që punimet të përfundojnë për dy javë. Si rrugë alternative do jetë Vorë Maminas, Katër Rrugët e Shijakut dhe Durrës./vizionplus.tv