Prej ditës së sotme, ka hyrë në fuqi ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të monopatinave elektrike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky vendim vjen si masë emergjente për shkak të shtimit të ndjeshëm të aksidenteve, ku të përfshirë kanë qenë përdorues të skuterëve elektrikë.
Deri tani, dhjetëra monopatina janë bllokuar dhe sekuestruar nga Policia në pika të ndryshme të vendit.
Një incident ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë Zogut të Zi në Tiranë, ku një i ri vendosi të mos i bindet postobllokut të policisë. Pamjet e mbërritura në redaksi tregojnë momentin kur ai afrohet me monopatinë pranë efektivëve, por pa u ndalur, duke tentuar t’u shpëtojë kontrollit.
Policët i janë vënë në ndjekje menjëherë dhe i riu është kapur disa metra më tej. Sipas burimeve zyrtare, ndalimi i tij lidhet drejtpërdrejt me shkeljen e ligjit të ri që ndalon qarkullimin e skuterëve elektrikë në rrugët e vendit.
Policia e Shtetit njofton se çdo monopatinë që konstatohet në lëvizje do të bllokohet, deri në një urdhër të ri. Ministria e Brendshme paralajmëron gjithashtu se në ditët në vijim do të shpallen rregulla dhe standarde të reja për përdorimin e tyre, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Prej ditës së sotme, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike, si masë emergjente për shkak të shtimit të aksidenteve të lidhura me përdorimin e tyre.
Vendimi i cili u mor një ditë më parë nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është vënë në zbatim që në orët e para të mëngjesit ku dhjetëra monopatina janë bllokuar e sekuestruar.
Por në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë Zogut të Zi, një i ri ka vendosur të mos i bindet policisë dhe është arratisur. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si i riu sapo sheh postobllokun e policisë, afrohet pranë tyre, por s’ndalon dhe vazhdon rrugën e tij, ndërkohë policët i vihen në ndekje.
Sipas autoriteteve, Policia e Shtetit do të bllokojë çdo monopatinë që konstatohet në qarkullim, deri në një urdhër të ri. Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të shpallen rregulla dhe standarde të reja për përdorimin e monopatinave, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.