Paqsori ndërroi jetë, familja reagon me dh*mbje! E trishte ajo cfare po u ndodh Genardit dhe Sonidës pasi moren vesh vd*kjen

TIRANË- Paqsor Hajdini, babai i personazhit të rrjeteve sociale, Genard Hajdini, ndërroi jetë pak ditë më parë, në moshën 74-vjeçare. Lajmi i trishtë erdhi vetëm dy muaj pas ngjarjes së rëndë të 3 gushtit, në një lokal në rrugën “Bardhyl”, ku ndaj Genard Hajdinit dhe babait të tij u ushtrua dhunë nga 40-vjeçari Sh.G. Ndarja nga jeta e Paqësorit, ka prekur zemrat e të gjithë atyre që e njihnin përmes videove që vëlla e motër, Genard dhe Sonida shpërndanin në rrjete sociale. E ndërsa ata, Genard dhe Sonida, gjithmonë pranë babait të tyre, prej dhimbjes së shkaktuar nga ikja e Paqësorit, nuk mund ta përjetojnë njësoj si të tjerët…

Së fundmi, familja Hajdini ka reaguar publikisht me mbështetje dhe mirënjohje për të gjithë stafin mjekësor të Reanimacionit Qendror të QSUT, për kujdesin deri në momentet e fundit të Paqësorit. Gjithashtu edhe për kujdesin dhe trajtimin e Genardit dhe Sonidës.

Të ‘plagosur’ nga dhimbja, Genardi në infektiv, ndërsa Sonida në psikiatri, ndoshta do të duhet ende kohë për t’i parë sërish aktivë në rrjete sociale, ashtu siç jemi mësuar t’i shohim.

Reagimi:

FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE
Familja e të ndjerit Paqsor Hajdini shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë ndaj stafit mjekësor të Reanimacionit Qendror të QSUT, për përkushtimin, kujdesin dhe humanizmin që treguan në çdo moment të trajtimit të tij, edhe pse ai ndodhej në gjendje kome të thellë dhe fundi i jetës së tij dihej.
Njëkohësisht, shprehim vlerësim të sinqertë dhe mirënjohje për drejtuesen dhe stafin e Shërbimit të Infektivit, për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj pacientit Genard Hajdini, në procesin e riaftësimit shëndetësor, si dhe për drejtorinë e QSUT, për kujdesin e treguar ndaj motrës së tij, Sonida Hajdini.
Me respekt dhe ndjenjë të thellë mirënjohjeje,
Familja e Paqsor Hajdinit

Mëngjesin e 3 gushtit, Genard Hajdini ka rrëfyer për ZËRI, se ai dhe babai i tij, Paqësori janë dhunuar nga një person i paidentifikuar. Në një bisedë telefonike me ZËRI, Hajdini rrëfeu me detaje ngjarjen ndërsa shprehej se nuk e njihte autorin, që edhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë më shumë.

Me sy të nxirë e hundë të fashuar, dhunohet Genard Hajdini dhe babai i tij: Ishte i fortë i dheut
Por, Genardin dhe Sonidën i njohim edhe më herët. Ata janë personazhe të njohur të rrjeteve sociale. Pak javë më parë, ZËRI e ka ndjekur nga afër jetën e tyre. Genardi dhe Sonida, dy personazhe të famshëm të rrjeteve sociale, jetojnë mes depresionit, kujtimeve të nënës së vrarë para syve dhe jetës që iu është venitur para syve. Ne vëzhguam profilin e tyre, ata nuk kërkonin ndihmë, as lëmoshë, as nuk lypnin. Ashtu mes halleve të tyre, bëjnë reklama për bizneset që as e çajnë kokën se në çgjendje depresive ndodhen të dy. Me ato para jetojnë.

Videoja e publikuar nga ZËRI shqetëson Ministrinë e Shëndetësisë, Genard Hajdini: Mjekët na erdhën në shtëpi…
Të vetmuar, pa ndihmën e askujt, por pas shkrimeve tona, një grup nga Ministria e Shëndetësisë, ksihte shkuar për t’i takuar. Por, asgjë më shumë nuk ishte bërë në atë kohë për ta, ai grup nga Ministria e Shëndetësisë kishin qëndruar vetëm 5 minuta me ta dhe kishin ikur. Ndërsa sot…ata janë edhe larg rrjeteve sociale, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Por, këtë herë, për një arsye më të fortë dhe rikthimi i tyre nuk dihet se kur dhe sa mund të zgjasë për të ndodhur.