Prokuroria e Tiranës ka zbardhur në detaje mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje tronditëse që ndodhi më 6 tetor brenda Gjykatës së Apelit.
Për herë të parë, janë bërë publike edhe fjalët e fundit të shkëmbyera në sallë, vetëm pak çaste para se të ndodhte krimi.
Sipas dosjes hetimore, tensioni në sallë kishte arritur kulmin kur Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar Elvis Shkambi, i është drejtuar gjyqtarit me fjalët:
“Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…”
Në përgjigje, gjyqtari Kalaja i është kthyer me qetësi:
“Vazhdo ti, vazhdo…”
Lexo edhe:
Në atë moment, Elvis Shkambi ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi dhe ka qëlluar disa herë drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur. Ngjarja ndodhi në prani të disa personave, përfshirë Ragip dhe Ervis Kurtajn, palë në procesin gjyqësor për një çështje pronësie.
Sipas dëshmisë së Ervis Kurtajt, ai dhe i ati kanë tentuar të largohen nga salla, por autori ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Si pasojë, Ervisi është plagosur në krahun e djathtë, ndërsa Ragipi ka marrë plagë në brinjë.
Dëshmia e Gjon Shkambit:
Gjon Shkambi ka mohuar çdo përfshirje në krim, duke deklaruar para prokurorëve se “Jam viktimë në këtë rast, nuk kam vrarë njeri, s’kam ditur gjë. Me nipin, Elvisin, kemi një pronë të përbashkët, për të cilën ishim në gjyq.”
Provat e sekuestruara jane arma e krimit, një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W Germany, Cal. 7.65 mm, Browning”, me një fishek në fole dhe dy të tjerë në krëhër, si dhe automjeti “Mercedes-Benz” me targa AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit, qe u gjet në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë.
Brenda makinës u sekuestruan 31 fishekë kalibri 9 mm, të cilët sipas ekspertëve janë fishekë manovër