Tre karabinierë, Marco Piffari dhe Valerio Dapra , të dy 56 vjeç, dhe Davide Bernardello , 36 vjeç, humbën jetën pas shpërthimit në një banesë në Castel D’Azzano, provincën e Veronës.
Gjithashtu, sipas mediave italiane, kanë mbetur të plagosur edhe 15 ushtarë, oficerë policie dhe zjarrfikës.
Policia kishte ndërhyrë për të kontrolluar shtëpinë në kohën e shpërthimit, që dyshohet se u shkaktua nga personat që ndodheshin brenda saj, dy vëllezër dhe motra e tyre, të cilët u arrestuan.
Dino e Maria Luisa Ramponi, përkatësisht 63 dhe 58 vjeç, u plagosën nga shpërthimi. Ishte 65-vjeçarja që dyshohet se shkaktoi shpërthimin, ndërsa u gjetën në bodrum.
Franco Ramponi, po ashtu 65 vjeç, ishte larguar pas shpërthimit, por u gjurmua dhe u arrestua nga policia në një fushë në pronën e tij. Ai nuk bëri rezistencë.
Shpërthimi raportohet se ndodhi në katin sipërm të shtëpisë. E gjithë banesa dykatëshe u shemb, duke zënë brenda ushtarët dhe oficerët.
Zjarrfikësit ishin gjithashtu në vendngjarje dhe ndërhynë menjëherë, por nuk mund të bënin asgjë për tre karabinierët.
Shpërthimi u dëgjua 5 km larg. Një vit më parë, të arrestuarit përdorën bombola gazi për të shmangur dëbimin nga banesa.