E rëndë në Tiranë! Burri filmon gruan dhe dashnoren duke kryer mar*edhenie, te dh*nuarat shkojne ne Dajt per

Një histori tronditëse është bërë publike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një qytetare ka rrëfyer përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë dhe shantazh seksual.

Historia përfshin marrëdhënie seksuale treshe të detyruara, filmime të skenave intime dhe tentativë vetëvrasjeje nga viktimat e përfshira.

Ajo deklaron se pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore, burri i saj e detyroi të përfshihej në marrëdhënie intime me të dhe një grua tjetër. Sipas saj, ai kërkonte që marrëdhëniet të ndodhnin në prani të saj dhe të xhiroheshin me kamera, në disa raste nga vetë ajo dhe në disa raste nga e dashura e tij.

“E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” – u shpreh ajo. Ajo thotë se e ka dokumentuar situatën me video që tashmë i ka vënë në dispozicion të emisionit.

Në të njëjtën kohë, sipas saj, gruaja tjetër përfshihej nën shantazh, pasi ish-bashkëshorti e kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj për lidhjen jashtëmartesore.

Ngjarjet shkuan deri në një moment të rëndë psikologjik, ku denoncuesja dhe gruaja tjetër tentuan të vetëvriteshin në malin e Dajtit, të dërrmuara nga presioni, frika dhe turpi.

“Na kishte ardhur fundi. Shkuam për të mbyllur gjithçka, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” – tha denoncuesja.

I kontaktuar nga “Fiks Fare”, ish-bashkëshorti mohoi akuzat, duke deklaruar se ish gruaja,  ishte ajo që e detyronte të kryente marrëdhënie me të dashurën në prani të saj. Ai e akuzon për manipulim dhe pretendon se gruaja donte të nxirrte fajtor atë për gjithçka, ndonëse kishte qenë vetë ajo që kishte tradhtuar e para.

Ai përmendi edhe një incident ku, sipas tij, ish gruaja  mori të dashurën e tij në makinë dhe e çoi deri në Dajt me qëllimin për ta sulmuar me kaçavidë – një akuzë që më pas u rrëzua nga vetë e dashura.

Gruaja tjetër, e përfshirë në këtë trekëndësh shantazhi, tregoi se ishte vazhdimisht nën presion. Ajo thotë se shantazhohej nga ish-bashkëshorti i denoncueses me kërcënimin se do ta demaskonte tek burri i saj, nëse nuk pranonte të përfshihej në takime intime me çiftin.

“Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht,” – tha ajo. Ajo konfirmon se kanë shkuar në Dajt, por jo për ta vrarë atë, siç pretendon burri, por sepse të dyja ishin në gjendje të rënduar emocionale.

Përveç kësaj, denoncuesja akuzon ish-burrin se nuk i paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre 10-vjeçar. Ndërkohë, zyra e përmbarimit i kërkon asaj të paguajë për dy vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin – edhe pse, sipas saj, ato janë në punë dhe jo vetëm në shkollë.

Stafi i “Fiks Fare” iu drejtua zyrës së Përmbarimit për sqarim. Përmbaruesi i çështjes, Ardit Firaj, nuk pranoi të flasë, ndërsa drejtori i zyrës, Pjetër Caka, u kontaktua në telefon, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

 

Top Channel