Emri Aldo Bare ‘rikthehet’ fuqishem ne Shqipëri! Kush është vajza e tij e dajës që Edi Rama i ka dhënë pushtetin e madh

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, është në qendër të një skandali të rëndë lidhur me lidhjet e saj familjare me botën e krimit të organizuar. Burime të shumta konfirmojnë se emri i saj është propozuar në këtë garë me mbështetje të drejtpërdrejtë nga rrjete kriminale që prej vitesh ushtrojnë ndikim mbi ekonominë e jugut dhe veçanërisht zonat bregdetare të Vlorës.

Profili familjar i Mersinit përfshin lidhje të drejtpërdrejta me individë të dënuar për krime të rënda. Ajo është motra e Alxhi Nallbanit, i njohur me nofkën “Xhili”, i dënuar me 14 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë mafioze dhe trafik ndërkombëtar droge.

Po ashtu, kushëriri i saj i afërt, Renardo Nallbani (“Nardi”), është dënuar me 14 vjet burg për veprimtari kriminale dhe aktualisht ndodhet në burg për përfshirje në aferën e inceneratorëve, një nga skandalet më të mëdha financiare të tranzicionit shqiptar.

Një tjetër lidhje që ka ngjallur reagime është ajo me Alfred Shkurtin, i njohur si “Aldo Bare”, një nga figurat më të njohura të mafies shqiptare, i dënuar për vrasje dhe drejtim organizate kriminale. Sipas burimeve, Mersini është vajza e dajës së tij, çka e vendos në një rrjet të gjerë lidhjesh gjaku me botën e krimit.

Në vend që të ishte subjekt hetimi për pastrim parash apo lidhje me persona me precedent penal, Brunilda Mersini po promovohet si përfaqësuese politike në një nga bashkitë më strategjike të vendit — Vlorën, portën kryesore të jugut dhe zonë me potencial të lartë për turizëm dhe investime.

Kjo kandidaturë shihet nga qarqet investigative si pjesë e një plani të koordinuar të grupeve kriminale për të konsoliduar kontrollin mbi pasuritë bregdetare, veçanërisht në zonat e Tragjasit, Orikumit dhe Zvërnecit, duke i kthyer këto territore në një “koloni kriminale” nën maskën e politikës.

Sipas të dhënave hetimore, procesi i tranzicionit të pronave në Tragjas dhe projektet ndërtimore në Rradhimë e Ujin e Ftohtë lidhen ngushtë me strukturat që mbështesin politikisht Mersinin.

Nëse institucionet e drejtësisë mbeten spektatore, ky rast nuk përfaqëson vetëm një skandal elektoral, por provon kapjen e plotë të pushtetit vendor nga rrjete kriminale që përdorin politikën si mjet për pastrim, kontroll dhe legjitimim të veprimtarisë së tyre.