Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, autori i krimit të rëndë, Elvis Shkambi ka pasur një tronditje të rëndë psikike.
Sipas dosjes hetimore, pasi autori ka dalë në oborr bashkë me xhaxhin e tij, ai i ka dhënë atij çelësat e makinës, duke i kërkuar që të largohej, pasi ai “nuk kishte punë”, por ai nuk u largua dhe ata kanë qëndruar ne oborr derisa janë afruar shërbimet e policisë, te cilëve, sapo do të hynin në ambientet e brendshme të gjykatës, ai u ka thirrur, duke iu treguar se ishte ai personi që kishte qëlluar me armë.
Xhaxhai i tij, në momentin që ai ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, ka qenë pranë tij.
Pasi ai ka shtënë ndaj gjyqtarit, Gjon Shkambi ka qëndruar i shokuar në sallë, pa kryer asnjë veprim.
Ai mban mend që ai ka qenë gjatë tërë kohës i shokuar dhe në gjendje të rënduar psikologjike, duke i thënë: “Na fike!”.
Për sa i përket armës së zjarrit, pistoletës me të cilën ai ka kryer ngjarjen, Elvis Shkambi ka deklaruar se prej rreth 10 vitesh e ka në posedim atë dhe nuk e ka përdorur kurrë, ishte hera e parë qe bënte qitje me këtë armë.
Ai ka qenë edhe herë të tjera me këtë armë në brez, pothuajse në të gjitha seancat gjyqësore që janë zhvilluar dhe që ai ka ndjekur nga afër, si dhe me këtë armë në brez ka qenë edhe në institucionet e tjera ku ai ka shkuar për të kërkuar të drejtën e tij.
Ai ka deklaruar se këtë armë ai e mbante për vetëmbrojtje dhe nuk e ka mbajtur me vete për formë presioni për seancat gjyqësore.
Në momentin që ka qëlluar ndaj gjyqtarit, ka ndjerë urrejtje të madhe ndaj tij për vendimin e padrejtë të dhënë ndaj tyre.
Sipas prokurorisë, referuar dëshmisë, autori është i penduar për të gjithë çfarë ndodhi, pasi nuk “dëshironte të përfundonte kështu, por gjithçka ishte një tronditje e çastit nga ai vendim”.
Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithe Shkodra per ty që ti je ….”
Kjo është fjalia që Gjon Shkembi iu drejtua gjyqtarit Astriti Kalaja sapo ky i fundit dha vendimin kunder familjës së tij.
Pas thirrjes së Gjonit, Kalaja i është përgjigjur me fjalët “vazhdo ti vazhdo” dhe në ktë moment Elvis Shkembi ka nxjerr armën nga brezi duke qëlluar drejt magjistratit. Këto të dhëna kanë dalë nga dëshmia e Ervis Kurtaj i cili po ashtu ishte palë në porces duke mbetur i plagosur bashkë më babain e tij.
Sipas Ervis Kurtaj në atë moment ai ka tërhequr babain e tij Ragipin për t’u larguar në drejtim të korridorit, me qëllim per t’ju shmangur kësaj situate.
Personi pasi ka qëlluar mbi gjyqtarin, ka nisur të qëllojë ndaj tyre, ku si pasojë e të shtënave në drejtim të tyrë këta shtetas kanë marre dëmtime. Po ashtu para prokurorisë ka dëshmuar edhe Gjon Shkembi i cili në fakt nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen.
Ai ka deklaruar se janë duke e marrë në qafë, ai eshtë një viktimë në këte rast, pasi nuk ka vrarë askënd, veç ka pa plagë në trup, ai nuk ka ditur çfarë do të ndodhte.
Elvis Shkambi eshtë djali i vellait të tij dhe kanë një prone të perbashkët, per te cilën ishin dhe ne gjyq dhe nuk ka gjë tjetër per të treguar. Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithe Shkodra per ty që ti je ….”