Tr*nditëse në Kukës! Policia rrethon qëndren e qytetit, gjendet gr*nata ofensive e vendosur në

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur në qytetin e Kukësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku banorët janë zgjuar në panik pasi në një prej stolave të Bulevardit kryesor është gjetur një objekt i dyshimtë, që sipas verifikimeve paraprake rezulton të jetë një granatë ofensive.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 06:35 është marrë informacioni për praninë e një objekti të dyshimtë në Rrugën e Turizmit, shumë pranë zonës së frekuentuar nga qytetarët e Kukësit në mëngjes. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit të Kukësit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve për arsye sigurie.

Në vendngjarje janë thirrur forcat xheniere të specializuara nga Tirana, të cilat janë nisur menjëherë drejt Kukësit për të kryer çaktivizimin e kontrolluar të granatës dhe për të siguruar që objekti të mos përbëjë rrezik për banorët. Deri në mbërritjen e tyre, zona është mbajtur e izoluar, ndërsa policia ka ngritur perimetër sigurie disa metra larg objektit.

Megjithatë, pas verifikimeve të kryera në vendngjarje, alarmet rezultuan të jenë të rreme. Siç raporton korrespodenti i Top Channel, Bekim Lekica, objekti i dyshuar nuk ishte bombë, por një lodër në formë granate, e cila ishte hedhur në stol ndoshta nga ndonjë fëmijë apo person pa qëllim të keq.

Pas konstatimit, zona u shpall e sigurt dhe u hoqën bllokimet në qarkullimin e qytetarëve. Policia ka bërë të ditur se do të kryejë sërish kontrolle parandaluese në zonat publike, për të shmangur situata të ngjashme që mund të shkaktojnë panik tek qytetarët.

Fatmirësisht, askush nuk është lënduar dhe incidenti u mbyll pa pasoja, ndërsa banorët i janë rikthyer normalitetit pas mëngjesit të tensionuar.