lli Shkalla, shqiptari 27-vjeçar i arratisur nga burgu grek është arrestuar nga Policia e vendit fqinj. Ai u vendos në pranga në Beoti, teksa policia gjeti një makinë të parkuar në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut). Shoferi i mjetit, rezultoi të ishte 27-vjeçari shqiptar, i cili mëngjesin e 18 shtatorit u arratis nga burgu hapur i Kasandrës, Halkidiki.
Gjatë kontrollit të riut shqiptar iu gjet një pistoletë replika dhe një telefon celular. Nga hetimet rezultoi se makina që posedonte ishte e vjedhur.
Ylli Shkalla 27-vjeç, nga Tirana, ishte dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe i kishte mbetur vetëm një muaj burg. Ai po vuante dënim në gjysmë liri në këtë burg bujqësor ku edhe punonte. Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë