Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të mërkurë me burgim të përjetshëm shtetasin Arsen Muskurti, i cili tre vite më parë ka vrarë vëllanë dhe kunatën, për shkak të konflikteve që kishin për pronësinë e një biznesi në rrugën “Islam Alla”.
Ashtu siç tregojnë dhe pamjet e kamerave që u publikuan atëkohë në media, Prokuroria e Tiranës provoi se autori më datë 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve “Nour Tours” me armë dhe ka qëlluar për vdekje, Dritan dhe Nora Muskurti.
Dy vëllezërit kishin hapur një agjenci udhëtimesh dhe çonin besimtarët myslimanë në vendin e shenjtë, në Mekë. Konfliktet për pronësinë kanë bërë që Arsen Muskurti të ndërmerrte ngarjen makabre, duke vrarë vëllanë dhe kunatën. Ata kishin pas 3 fëmijë të mitur.
Gjykata e Tiranës ka vendosur se vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Ai u deklarua fajtor dhe u dënua për kryerjen e 3 veprave penale të:
– “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
– “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases Nora Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
– “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet.
I pyetur për ngjarjen, ai është shprehur se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllanë, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh. Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk janë zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës.