Sot do të festonte 57-vjetorin, Ledion Liço befason me fjalët për Tani e Topit, ndonese thuhet se eshte ndare nga Sara

Sot, Dritan Hoxha, presidenti i përjetshëm i “Top Medias”, do të festonte ditëlindjen e tij të 57-të. Për fatin e tij të keq ai humbi jetën 17 vite më parë në një aksident tragjik.

Humbja e tij la shumë dhimbje pas, sidomos te familjarët e tij ata të cilët e kujtojnë çdo ditë dhe ndonëse koha kalon malli dhe dhimbja për të veçse rriten.

Në këtë ditë, ku Tani do të frynte qirinjtë e 57-vjetorit të tij, Ledion Liço e ka kujtuar duke thënë se sa shumë i mungon të gjithëve.

“Njeriu që na mungon çdo ditë”, shkruan Liço. Ndërkohë që në një intervistë të dhënë për Revistën Newsbomb, Sara, e vogla e Tanit tregoi se e vetmja gjë që do dëshironte do të ishte një përqafim i ngrohtë, si ai që vetëm babai mund t’i japë vajzës së tij për t’i treguar që “bravo vogëlushja ime, ja dole”.

Sot do të festonte 57-vjetorin, Ledion Liço kujton kështu Tanin

E pyetur nga gazetarja Luela Myftari se kur e kuptoi që ëndrra e të atit, e “Tanit të Topit” ishte dhe ëndrra e saj, Sara ka treguar se nuk pati një moment të vetëm, një datë apo një ditë ku tha “kjo është edhe ëndrra ime”.

Fillimisht, ajo ndjeu vetëm nevojën për të qenë pranë familjes, për të mbrojtur me përkushtim atë që i ati kishte ngritur me shumë mund. Por dita-ditës, pa e kuptuar, përgjegjësia u kthye në pasion. Ajo që nisi si një detyrë për t’u përmbushur, u bë një dashuri që nuk kishte më nevojë për arsye. E kuptoi se ëndrra e babait nuk ishte thjesht ndërtimi i një televizioni, por krijimi i një rruge të re për të folur, për të menduar, për të ndryshuar vendin.

“Nuk pati një moment të vetëm, një datë apo një ditë ku thashë “kjo është edhe ëndrra ime”. Ishte më shumë një proces i heshtur, i natyrshëm, i ndërtuar me hapa të vegjël por të sigurt. Fillimisht doja vetëm të ndihmoja familjen, të isha pranë Lorit, të ruaja me përkushtim atë që babai ynë kishte ndërtuar.

Por me kalimin e kohës e ndjeva që kjo nuk ishte më thjesht një përgjegjësi që më takonte, por një pasion që më përkiste. Ëndrra e babait tim nuk ishte thjesht të ndërtonte një televizion, por të krijonte një mënyrë të re të të menduarit dhe të të treguarit në Shqipëri”, tha Sara.

“Më mungon aq shumë, dhe boshllëku në zemrën time është aq i madh sa asgjë nuk do ta zëvendësonte përqafimin e tij”, tha ajo mes të tjerëve.

Kur kufijtë u rrëzuan dhe shqiptarët u shpërndanë nëpër botë, Top Media, ideuar dhe krijuar nga Dritan Hoxha, u bë forca më e madhe përbashkuese e të gjithë shqiptarëve. Dashuria me të cilën Tani e ndërtoi këtë televizion, u shpërblye me sukses.

Me punën e palodhur të tij, DigitAlb ishte e para kompani që realizoi në Shqipëri transmetime në High Definition, ndërsa Top Channel, i pari televizion që prodhoi emisione dhe dokumentarë në High Definition.

Ky televizion krijoi një traditë që revolucionarizoi të gjithë botën e televizionit në hapësirën shqiptare. Energjia qe Tani krijoi, rriti disa breza gazetarësh, moderatorë, artistë, profesionistë të medies. Kjo është një nga trashëgimitë që ai, të cilën po e vazhdon familja.

“Ëndrra vazhdon” ishte mesazhi pas vdekjes së Tanit dhe sot Top Channel vazhdon të ndjekë ëndrrën e tij, ëndrrën e një njeriu që tregoi se gjithçka mund të ishte e mundur nëse do ta doje vërtet me gjithë zemër.

Dritan Hoxha është vlerësuar me medalje edhe nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, si dhe është shpallur qytetar nderi i Tiranës dhe Vlorës, nga këshillat bashkiakë të këtyre qyteteve. Tri rrugë mbajnë emrin e tij, një në Tiranë, një në Prishtinë dhe tjetra në Tetovë si simbole të kontributit që Dritan Hoxha dha për bashkimin kulturor dhe emancipimin e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.

Në orët e para të 23 Majit 2008, ai humbi kontrollin e makinës “Ferrari” që drejtonte dhe doli nga rruga në bulevardin buzë Lanës. Mjeti u përplas me një nga pemët dhe u nda në dy pjesë, duke bërë që Dritan Hoxha të ndërronte jetë. Ai mbylli sytë përgjithmonë në moshën 40 vjeçare.