Eminem ka qenë gjithmonë diskret për jetën e tij private, duke qenë i martuar dhe i divorcuar dy herë me ish-bashkëshorten, Kim Scott, me të cilën ka një vajzë.
Sipas burimeve të TMZ, marrëdhënia mes artistit 52-vjeçar dhe bashkëpunëtores së tij ka marrë së fundmi një kthesë romantike. Katrina Malota, e cila jeton në Michigan, ka qenë pjesë e ekipit të Eminem për vite me radhë, duke punuar me të në videoklipe dhe projekte profesionale.
Përveç reperit, ajo ka bashkëpunuar edhe me emra të tjerë të njohur si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.
Edhe pse as Eminem dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar, fansat në rrjetet sociale janë të bindur se kjo është lidhja e tij më e rëndësishme pas shumë vitesh.
Lidhja mes reperit të famshëm dhe stilistes shqiptare ka ngjallur shumë kuriozitet në nivel botëror.