Nga sk*ndalet ndaj qeverisë Rama te k*rcënimet ndaj programit ; kush është gazetari Rai që iu bë at*ntat pranë shtëpisë

Gazetarit investigativ i Rai3, i njohur edhe për një reportazh investigues ndaj qeverisë Rama, Sigfrido Ranucci, i është vendosur tritol në automjetin e tij mbrëmjen e djeshme në Romë.

Sipas raportimeve paraprake të policisë, dy sasi lënde eksplozive ishin vendosur në makinën e gazetarit Sigfrido Ranucci, prezantues i emisionit Report dhe të vajzës së tij, teksa mjetet ishin të parkuara para shtëpisë së tyre në Campo Ascolano.

Ishte vetë gazetari ai që konfirmoi lajmin duke shkruar se dy shpërthimet shkaktuan panic në të gjithë lagjen.

Por kush është Sigfrido Ranucci dhe cili ishte investigimi ndaj Ramës dhe qeverisë shqiptare?

Gazetar investigativ italian është drejtues i emisionit Report në Rai 3.
Ai është i njohur për zbulimet e tij që lidhen me korrupsion, krim të organizuar, lidhje mes politikës dhe elementeve kriminale.

Në akuzat dhe çështjet që Ranucci ka raportuar në Rai janë:

Lidhjet me trafikantët e drogës dhe kriminelët

Sipas materialeve të emisionit Report, Engjëll Agaçi (Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në Shqipëri) është akuzuar se ka qenë avokat për disa trafikantë droge.
Gjithashtu, vihet në dukje që dokumentet që Report përdor janë dokumente gjyqësore; email-et që Agaçi i ka dërguar gazetarit janë përdorur si konfirmim se disa prej akuzave janë të vërteta.

Protokollin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët dhe qendrat e pritjes

Report ka investiguar marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Italisë, konkretisht për menaxhimin e flukseve të emigrantëve dhe për ‘hotspotet’ ku do të përpunohen kërkesat për azil.
Kosto të dyshuara jashtë kontrollit, mungesë transparence dhe reagime të qeverisë se disa nga përbërësit nuk ishin raportuar drejt. Rama ka reaguar ashpër ndaj puntatës së Report.

Kryeministri Rama dhe zyrtarët e tij kanë refuzuar që të japin intervista për disa nga pjesët e investigimit.
Rama i ka kundërpërgjigjur Report-it disa herë, duke i quajtur disa prej akuzave “shpifje”, por që nuk ka guxuar t’i hedhë poshtë faktet.

Engjëll Agaçi ka nisur përmes email-it disa përgjigje që sipas Ranuccit konfirmojnë se ai ka qenë avokat i shpesh të akuzuarve për trafik droge, dhe ka bashkëpunuar në mënyrë ligjore në hartimin e protokolleve.

 Kërcënimet dhe presioni

Pas transmetimit të reportazheve, Ranucci u ka bërë të ditur publikisht se ka marrë kërcënime, duke u lidhur me çështjet që zbuloi.
Ka pasur reagime solidariteti ndërkombëtar për sigurinë e tij si gazetar që merret me investigime të vështira.

Nuk është e qartë se kush qëndron pas bombës, nëse janë shtetasi shqiptar, apo një organizatë kriminale italiane, por hetimet policore nuk kanë publikuar ende në detaje të plota.

Investigimet e Report janë të bazuara kryesisht në dokumente gjyqësore dhe email-e.

Ranucci ishte përballur më parë me kërcënime dhe frikësime, të cilat janë raportuar të gjitha, dhe gjyqësori ka qenë duke hetuar për ca kohë. Gazetari, një prezantues i hershëm i programit investigativ Report , është i zënë duke u përgatitur për sezonin e ri të programit, i cili do të shfaqet premierë më 26 tetor në Rai 3.

Vetë Report shkroi në profilet e tij në mediat sociale: “Makina shpërtheu, duke dëmtuar gjithashtu makinën tjetër të familjes dhe shtëpinë ngjitur. Forca e shpërthimit ishte aq e fortë sa mund të kishte vrarë këdo që kalonte në atë moment.”