TR*NDITET Tirana pranë stadiumit kombëtar, vr*t veten burri ne poligon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në kryeqytet ku një shtetas i ka dhënë fund jetës.

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar brenda ambienteve të Poligonit “Action Target”, i cili ndodhet në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

Policia konfirmon për Newsbomb se një shtetas teksa ndodhej në poligon ka ndërmarrë aktin ekstrem duke qëlluar veten. Si rrjedhojë fatkeqësisht ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme forca të shumta policie kanë rrethuar zonën pranë stadiumit kombëtar dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi Policia.