Moderatorja Dalina Buzi ka treguar një ngjarje personale në lidhje me bashkëshortin e këngëtares Adelina Ismaili, Val Krasniqi, të cilën ajo e cilëson si një leksion të fortë jete.
Dalina shpjegoi se Val Krasniqi e kishte marrë në telefon, i irrituar për një incident që kishte ndodhur me një kopertinë të revistës së saj ku ishte Adelina Ismaili, dhe ajo i ishte përgjigjur.
“Nuk e harroj kurrë, isha në maternitet, po lindja. Isha duke bërë një kopertinë, kisha revistën Anabel dhe ishte kopertina e Adelina Ismailit. Nuk e di se çfarë kishte ndodhur një incident me një nga stafi im, për të cilën bashkëshorti i Adelinës ishte shumë i irrituar dhe ai më merr në telefon në maternitet”, tha Dalina.
Përballë nervozizmit të tij, ajo i shkroi: “‘Të lutem, se sa kam lindur’. ‘Është problemi yt,’ tha, ‘që e ngre [telefonin]’. Nuk u bë shumë leksion menjëherë, por unë e mendoj gjithmonë sepse jam ndjerë shumë… sikur kam poshtëruar veten time.”
Në fund, ajo shtoi se vazhdoi me problemin, madje duke hequr nga puna personin e stafit që kishte shkaktuar problemin, por ajo që i ka mbetur në mendje ishte se: “Fakti që ai njeriu nuk tha ‘Më fal’, por ‘Ti vetë zgjodhe ta ngresh telefonin’… Po gjithmonë më kujtohet ajo dhe them ‘Ja, shiko se si e bën veten’ dhe ti vjen në një moshë që nuk mban më.”