“Djalë me zemër të artë” kush ishte Hekuran Cumani që u vr* në Itali, dëshmon kushëriri: Nuk kërkonte telashe, por

Hekuran Cumani, 23 vjeç, nga Fabriano, u vra në orët e para të ditës së sotme, më 18 tetor, në Perugia, në parkingun e Departamentit të Matematikës . Kushëriri i tij, i kontaktuar nga media italiane Umbria24 , e përshkroi atë si një “djalë të qetë me zemër të artë, i cili nuk kërkonte telashe”.

Hekurani kishte një pasion për palestrën, tatuazhet dhe dalje netëve në Perugia me miqtë.

“Ai ishte një njeri vërtet i mirë, që nuk shkaktonte kurrë probleme dhe gjithmonë merrej me punët e veta”, kështu e përshkroi Hekuranin kushëriri i tij, pothuajse në të njëjtën moshë. Sipas të afërmit, 23-vjeçari shpesh i kalonte mbrëmjet në Perugia, shpesh me miqtë. “Ata vinin për t’u argëtuar. Ai gjithmonë shkonte në Perugia, por nuk ndodhte asgjë, sepse nuk ishte nga ata që kërkonin telashe”.

Sipas rrëfimit, është e mundur që Cumani të ketë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga klubi 100Dieci në Via Alessandro Pascoli, vetëm pak metra larg vendit ku u gjet trupi i tij, të premten në mbrëmje.

Kushëriri tha se ai nuk kishte një punë të qëndrueshme në atë kohë, por se punonte gjatë sezonit turistik të verës në Senigallia, në një restorant familjar. Viktima jetonte në Fabriano me familjen e tij. Ai po ashtu tha se Hekurani ishte i apasionuar pas sporteve, veçanërisht frekuentonte palestrën, dhe se i pëlqenin shumë tatuazhet.