“Me dinte të vd*kur”/ Xheneta Fetahu me lot ne sy tregon si zbuloi pas 23 vitesh nënën e saj, cfare i kishin thene

heneta Fetahu ka folur për herë të parë për nënën e saj biologjike, e cila e kishte braktisur që në fëmijëri.

Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, Xheneta rrëfeu se në moshën 23 vjeçare e ka takuar për herë të parë nënën, pas këmbënguljes së vëllait dhe njerkës së saj.

“Më mungon, kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë mungesë brenda në shpirt, por mendoj që është e shkruar kështu.

Pas një kohe, kur kam qenë në moshën 23-24 vjeç, kanë qenë vitet më të këqija të jetës sime. Erdhi koha që unë ta takoja për herë të parë. I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite, pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur”, u shpreh Xheneta.

heneta Fetahu ka folur si rrallëherë më parë për marrëdhënien e saj me njerkën, duke ndarë një anë të ndjeshme të jetës personale.

E ftuar në emisionin “Se luan topi”, Xheneta u shpreh se fjala njerkë nuk i përshtatet aspak asaj, duke e cilësuar si engjëllin e saj mbrojtës.

“Kur isha 5-vjeçe, babai im u martua prapë. Ishte personi më i afërt i jetës time, ishte në shtëpi edhe unë s’dija se si ta thërrisja se të gjithë i thonin mami edhe vetëm unë si thërrisja edhe e kuptoja që diçka nuk ishte në rregull. Unë mendoj se asaj nuk i shkon fjala njerkë ajo është engjëlli im mbrojtës, vetëm që nuk kam lindur nga ajo, për mua është nënë edhe personi më i afërt e kam pikë të dobët.

Ajo në fillim fare nuk e dinte se babi kishte fëmijë, por ndodhi një incident edhe ajo e kuptoi edhe u largua nga jeta jonë, për një kohë shumë të shkurtër vendosi të rikthehej. Gjithmonë thotë që jam unë arsyeja pse u kthye. Nga ai moment që ajo është rikthyer, për mua ka dyshuar çdo gjë, në shtëpi, në shkollë, në shoqëri, në çdo gjë”, u shpreh Xheneta.