Adrian Copani, babai i një vajze të mitur, ka bërë një denoncim publik ndaj ish-bashkëshortes së tij, Raimonda Copani, duke e akuzuar për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj fëmijës së tyre. Ai tregon se për këtë rast ekziston një vendim gjykate dhe një urdhër mbrojtjeje që ndalon nënën t’i afrohet vajzës.
Vajza e mitur, me inicialin A., ka treguar se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga nëna e saj gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, me qëllim që ta paraqiste situatën si faji i babait dhe ta ndëshkonte atë. Ajo ka pohuar se është mbajtur larg babait dhe është përballur me frikë dhe presion të vazhdueshëm nga nëna e saj.
Pavarësisht kësaj situate të rëndë dhe historikut të dokumentuar të dhunës, Raimonda Demir Copani vazhdon të punojë si edukatore në kopshtin privat Little Hands në Tiranë. Adrian Copani ngre shqetësimin se një person me një vendim gjykate për dhunë ndaj një fëmije nuk mund të lejohet të kujdeset për fëmijë të tjerë.