Tr*gjedia ne Maliq, vd*qen nene e bir nga zjarri, familja ska leke as per varre, vjen thirrja e madhe

GoFundMe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq, ku një banesë brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj të mitur është përfshirë nga flakët.

Të tre u dërguan në spital, por 40-vjeçarja Merjeme Hazisllari dhe djali 14-vjeçar Luka Hazisllari nuk mbijetuan dot pasi ndërruan jetë nga asfiksia.

Vajza 6-vjeçare e cila vuan nga spektri i autizmit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që babai i cili ishte në punë në momentin e ngjarjes tragjike, po lutet për jetën e saj.

Të afërmit e familjes kanë hapur një llogari në GoFundMe për të ndihmuar sado pak kryefamiljarin Valentino Hazisllari i cili ishte i vetmi që punonte dhe që kjo tragjedi e ka gjunjëzuar plotësisht.

Ata thonë se familja mezi shtynte muajin me të ardhurat që kishin prandaj këto fonde do përdoren për ceremoninë e varrimit, kurimin e vajzës në spital.

Kushdo që ka mundësi dhe dëshirë mund të kontribuojë nëpërmjet linkut të GoFundMe.

Mesazhi i familjarëve:

Pershendetje, jam nje e aferme e famijes ku Ka rene zjarri. Jemi te shokuar

Eshte nje famije ne gjendje te veshtire ekonomike , eshte cuni i xhaxhit te mamit Tim , kam krijuar nje gofundme , per ta ndihmuar sado Pak me shpenzimet e funeraleve , do ju lutesha shume e ju faleminderit nese do e shperndani

Bashkeshorti nuk ndodhej aty per momentin Ai punon Ne ndertim I vetmi qe punon , nga mengjesi n darke Dhe sot ne pune n qytetin e korces

Te 2 Fëmijët autik Me probleme e ilace. Shume shume te varfer. Gjithmone e ndihmonim ne te afermit me ushqime dhe veshmbathje

Pasi pervec varrimeve dhe shpenzimeve do e ndihmojme per te rindertiar shtepine