Vj*dhja e shekullit! Dalin pamjet, ja si hajdutet ia dolen ne menyre spektakolare te marrin miliarda pasuri ne LUVER (VIDEO)

Bizhuteri të çmuara nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie u vodhën këtë të dielë nga Muzeu i Luvrit në Paris. Pamje nga momenti i vjedhjes po qarkullon në mediat sociale.

– Advertisement –

Autorët e krimit  dyshohet se ishin katër. Dy prej tyre ishin të veshur me jelekë të verdhë dhe hiqeshin si punëtorë. Në videon e publikuar duket njëri nga autorët e krimit, i veshur me jelek të verdhë dhe kapuç teksa hap kutitë e xhamit ku mbaheshin bizhueritë

Ata thyen dy vitrina, xhevahiret e Napoleonit dhe xhevahiret e sundimtarëve francezë. Autorët vodhën një set bizhuterish, një gjerdan, vathë dhe dy kurora, përfshirë atë që i përkiste Eugenias.

Diamanti i famshëm “Régent”, më i madhi në koleksion, me peshë mbi 140 karat nuk përfshihet në objektet e vjedhura. Ky diamant i veçantë quhet edhe “i mallkuar”, pasi ata që e kishin në zotërim nuk patën një fund të mirë.

Sipas Ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nunez, autorët e krimit kishin një plan shumë të mirëorganizuar, të cilin e ekzekutuan vetëm në 7 minuta.

Tetë objekte të paçmueshme u vodhën nga Muzeu i Luvrit në Paris, pas një grabitjeje spaktakolare brenda 4 minutash,  që ngjan më shumë me skenë filmi sesa me një krim të zakonshëm.

xrwma-louvre

Hajdutët arritën të futen në Sallën e Apolonit, ku janë ekspozuar bizhuteritë më të vlefshme dhe të rralla të koleksionit francez, dhe për vetëm shtatë minuta, çanë vitrinat e blinduara dhe morën sendet e çmuara.

Ministria Franceze e Kulturës ka publikuar një listë të bizhuterive të vjedhura nga hajdutët në shtatë minuta.

Kurorë nga seti i bizhuterive të mbretëreshës Maria Amalia dhe mbretëreshës Hortense

louvre kurore stolite grabitja (8)

Gjerdani nga seti i safirëve të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense:

louvre kurore stolite grabitja (7)

Vathë nga seti me safirë i Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense

louvre kurore stolite grabitja (6)

Varëse smeraldi nga koleksioni i perandoreshës Maria Luiza

louvre kurore stolite grabitja (5)

Një palë vathë smeraldi nga i njëjti set

louvre kurore stolite grabitja (1)

Karficë me relike 

louvre kurore stolite grabitja (4)

Kurora e perandoreshës Eugenia

louvre kurore stolite grabitja (3)

Karficë në formë fjongoje e perandoreshës Eugenia, një objekt unik me 2,634 diamantë, i blerë nga Luvri në vitin 2008 për 6.72 milionë euro, pasi kishte qenë më parë në një koleksion privat në SHBA.

louvre kurore stolite grabitja (2)

Sipas pamjeve të publikuara nga BFMTV, njëri prej autorëve, i veshur me jelek të verdhë pune dhe me kapuç, shihet teksa përdor një sharrë elektrike për të çarë një vitrinë të blinduar brenda Sallës së Apolonit.

Dy vitrina u hapën me forcë, njëra mbante bizhuteritë e Napoleonit” dhe tjetra bizhuteritë e sundimtarëve francezë. Autorët përdorën mjet prerës industrial (troh) për të realizuar thyerjen.

Sipas gazetës Le Parisien, grabitësit ishin katër persona, dy ndodheshin në një kamion me vinç ngritës dhe të veshur si punëtorë ndërtimi, me jelekë të verdhë. Dy të tjerë ishin me motorë, duke mbikëqyrur hyrjen dhe daljen.

Ata arritën të ngjiten direkt në katin e parë të muzeut, nga ana e lumit Senë, në një pjesë ku po zhvilloheshin punime. Pas vjedhjes, u larguan me shpejtësi me skuterët, duke shmangur rojet dhe kamerat për disa minuta.