“I zbulova sekr*tet e jetes! Gazetarja Odeta Dume më preu në besë, emigrantja ne Itali zbulon hallin e madh

 Gazetarja Odeta Dume më preu në besëNjë shqiptare që jeton në Itali i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një mesazh të gjatë, ku tregon se si u “pre në besë” nga gazetarja Odeta Dume.

Denoncuesja me inicialet S. B., kontaktoi privatisht me gazetaren për të kërkuar ndihmë për një çështje personale me shumë ndjeshmëri. Sipas saj gazetarja i kërkoi që të hapte kamerën dhe të flisinin për çështjen që e shqetësonte, ku i premtoi se nuk po e filmonte dhe se çështja nuk do të bëhet publike me fytyrë.

Më pas S. B., thotë se gazetarja e filmoi pabesisht, teksa ajo fliste komplet e qetë për problemin e saj, pasi besonte se halli nuk do të bëhej publik, dhe gazetarja vetëm do ta ndihmonet.

Disa ditë më pas e pa veten në internet, dhe problemi nuk iu zgjidh. Denoncuesja thotë se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore, por këtë video-mesazh zgjodhi ta bëjë si paralajmërim për personat e tjerë që mund të bien njëlloj në “grackën” që ra ajo.

Më poshtë denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Dua të ndaj me të gjithë shqiptarët teatrin që bëri Odeta Dume Mandro me mua. Odeta Dume transferoi një kofidencë private në një spektakël publik.

Çdo gjë nisi muaj më parë, kur unë e kontaktova për një hall timin personal. Duke besuar në rolin e saj si gazetare, me shpresën që do më ndihmonte, në të gjithë bisedat telefonike që kemi bërë kam insistuar duke ju lutur të mos më nxirrte në TV, mos të më bënte publike.

Odeta më premtoi që s’do ta bënte publike kurrë. Kam mesazhet që kemi rënë dakord. Në Gusht Odeta Dume më merr me video-kamer në WhatsApp ku më thotë “Rregullojë kamerën”, kështu-ashtu, procedura që nuk i njihja.

Aty më filluan dyshimet dhe e pyeta: Odeta jemi në transmetim? Ajo mu përgjigj “Jo kemi folur njëherë”, dhe unë ia fillova qava hall në besim. Pasi mbylla telefonin, mora një shoqen time në telefon dhe i tregova që kam folur me Odetën me kamer.

Ajo më bërtiti duke më thënë “Odeta do të nxjerrë në TV”! I thashë në asnjë mënyrë sepse kam rënë dakord që jo. Para katër ditëve më merr kjo shoqja ime në telefon dhe më thotë: Më premto që s’do mërzitesh. E pyeta çfarë ka ndodhur? Më tha: Të kamë thënë Odeta ta nxjerr në TV.

Më besoni më është shembur bota. Kurrë në jetën time më keq s’jam ndjerë. Kjo është mungesë etike profesionale e një gazetareje. Kjo gazetare ka harruar kodin deontoligjik dhe pa pikën e ndjeshmërisë në një situatë delikate, ajo zonjë ka bërë teatër me fatkeqësinë time.

Më besoni, jemi në epokën e “fake news”, duhet të sensibilizohemi. Mashtrues të tillë si Odeta Dume e “Report TV” meritojnë të ndëshkohen rëndë.

I them Odeta Dumes që të ka ardhur ora për të bërë një “Fact Check” sepse nuk lejohet me fatkeqësinë e tjetrit për përfitime personale. Unë këtë zonjë mashtruese pa pikën e ndjeshmërisë do ta ndjek me ligj, deri sa të dalë e drejta, sepse na ka shkatërruar jetën.