Orë kritike për shëndetin e ish-presidentit Fatos Nanos, i cili po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion.
Gazetarja e Top Story Anisa Braho ka mundur të mësojë nga mjekët e spitalit privat ku ai po mjekohet, se gjendja e tij mbetet kritike.
Mjekët thonë se problem konsiderohet rizgjimi si organi me vulnerabël, si pasojë e hypoksisë së zgjatur në kohën e arrestit kardiorespirator.
Ndërkohë në spitalit privat në Tiranë, ka mbërritur dhe një epik i specializuar mjekësorë të huaj, të cilët po monitorojnë gjendjen shëndetësore të liderit historik të PS.
Gazetarja Ania Braho, ka dhënë detaje në emisionin “Top Story” për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili ndodhet i shtruar prej 12 ditësh në spital pas problemeve respiratore dhe një arresti kardiak që pësoi ditën e sotme.
Gazetarja tha se problem për ish-kryeministrin Fatos Nano është zgjimi i trurit ndërsa theksoi se në banesën e tij ai humbi ndjenjat dhe kur mbërriti ambulanca i riktheu në jetë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe mushkëritë.
“Në gjendje të rëndë. Problem për të mbetet zgjimi i trurit. Vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Pati probleme respiratore edhe dy vite më parë. Ka ardhur dhe një ekip i specializuar mjekësor përveç mjekëve të spitalit privat.
Arrest kardiak respirator. U gjet pa ndjenja kur ka ardhur ambulanca. Ambulanca i ktheu në jetë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe mushkëritë. Problem mbetet vetëm zgjimi i trurit.”-tha Braho.
Ministrja për Europën dhe Punët e jashtme, Elisa Spiropali, gjatë diskutimit në “Top Story”, u ndal tek gjendja shëndetësore e rënduar e Fatos Nanos.
Ajo u spreh se Nano do të jetë gjithmonë lider për PS-në, teksa shtoi se ai është pjesë e historisë politike të vendit tonë.
“Fatos Nano është një lider që për në socialistët do të jetë gjithmonë lider. Është një pjesë e historisë shqiptare, është një pjesë që shihet dhe është i pamohueshëm. Fatos Nano është një udhëheqës që bëri më të mirën e tij në një kohë të vështirë.
Unë jam rikthyer pasi Fatos Nano ishte larguar nga qeverisja, pasi ka studiuar dhe jetuar në Kanada e Amerikë. Fryma liberale që ishte krijuar në PS që binte ndesh me frymën e agresiviteti politik që ishte në atë kohë.
Së bashku me transformimin e Tiranës, ky liberalizëm i Fatos Nanos dhe dëshirës për të ndarë pushtetit, ishin më së shumti që rrezatonin”, tha Spiropali.
Top Channel