Gazetari i mirënjohur Roland Qafoku e cilëson një politikan modern ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili zbuti politikën e vjetër të viteve të para të demokracisë.
Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Qafoku kujtoi disa nga momentet më të rëndësishme të jetës politike të Nanos, “veset” e tij dhe mendimin që ish-bashkëshortja e diktatorit, Nexhmije Hoxha kishte për të.
“Nano ka bërë historinë e postkomunizmit dhe ka lënë gjurmë të thellë në historinë e këtij vendi. Tre herë kryeministër, një herë zv.kryeministër. E shndërroi Partinë e Punës në një parti moderne. Ka një problem me duhanin, 50 vite që pi duhan. Pinte 3 paketa në ditë. U dënua 13 vjet burg. Sa burg ka bërë, Nano, i cili ishte një burg politik, ishte një goditje politike për Nanon.
700 mijë persona firmosën një peticion për lirimin e tij. Është vlerësuar nga presidenti Mojsiu me Medalje, ndërkohë që një Medalje Mirënjohje i ka dhënë dhe kryeministri Rama. Është produkt i tij. Ishte një politikan modern, zbuti politikën e egër. Nexhmie Hoxha tha në atë kohë se sa ishte në atë kohë nuk kishte vese, por e prishi demokracia. Ishte 38 vjeç kur u bë kryeministër dhe mori të gjithë mëkatet e komunizmit”, tha mes të tjerash Qafoku në A2. (A2 Televizion)
Orë kritike për shëndetin e ish-presidentit Fatos Nanos, i cili po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion.
Gazetarja e Top Story Anisa Braho ka mundur të mësojë nga mjekët e spitalit privat ku ai po mjekohet, se gjendja e tij mbetet kritike.
Mjekët thonë se problem konsiderohet rizgjimi si organi me vulnerabël, si pasojë e hypoksisë së zgjatur në kohën e arrestit kardiorespirator.
Ndërkohë në spitalit privat në Tiranë, ka mbërritur dhe një epik i specializuar mjekësorë të huaj, të cilët po monitorojnë gjendjen shëndetësore të liderit historik të PS.
Gazetarja Ania Braho, ka dhënë detaje në emisionin “Top Story” për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili ndodhet i shtruar prej 12 ditësh në spital pas problemeve respiratore dhe një arresti kardiak që pësoi ditën e sotme.
Gazetarja tha se problem për ish-kryeministrin Fatos Nano është zgjimi i trurit ndërsa theksoi se në banesën e tij ai humbi ndjenjat dhe kur mbërriti ambulanca i riktheu në jetë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe mushkëritë.
“Në gjendje të rëndë. Problem për të mbetet zgjimi i trurit. Vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Pati probleme respiratore edhe dy vite më parë. Ka ardhur dhe një ekip i specializuar mjekësor përveç mjekëve të spitalit privat.
Arrest kardiak respirator. U gjet pa ndjenja kur ka ardhur ambulanca. Ambulanca i ktheu në jetë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe mushkëritë. Problem mbetet vetëm zgjimi i trurit.”-tha Braho.