E fundit! Përndiqej nga dy djem, 16-vjeçarja në Tiranë dëmton veten dhe policen!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë e mitur ka dëmtuar veten me thikë dhe një punonjëse policie.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka nisur pasi 16-vjeçarja përndiqej nga 2 persona, një prej të cilëve ndodhet në paraburgim.

Teksa e mitura ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa po jepte dëshminë për përndjekjen, ka dëmtuar veten me thikë de më pas ka goditur dhe një punonjëse policie.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J. Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.