Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Poasçmë ndërsa ka qëndruar aty për rreth 50 minuta.
Pas daljes nga SPAK-u, kreu i PSD, Tom Doshi, u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen që është pyetuar, ndërsa shkurt ai tha: “s’ka lidhje me mua”.
Insistimit të gazetarëve se për çfarë është pyetur nga prokurorët e SPAK, Tom Doshi u shpreh se ashtu siç ka thënë Erion Veliaj, “kolegët të thërrasin edhe për çështje që nuk kanë lidhje me ty”.
Kujtojmë se për herë të parë, Tom Doshi u paraqit në SPAK më 24 shkurt të këtij viti ku u pyet nga hetuesit për 90 minuta, ndërsa çështja e hetimit ishin zgjedhjet në Rrogozhinë në vitin 2023, dhe shpjegoi se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK. I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjen e kryetarit Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, Tom Doshi e pohoi.