Në një rrëfim ndryshe dhe prekës, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka ndarë një anë krejtësisht ndryshe nga ajo që publiku njeh prej tij, një histori besimi të thellë shpirtëror që e ka shoqëruar në momentet më të vështira të jetës.
I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai rrëfen për lidhjen e tij të veçantë me Dede Ahmetin, udhëheqësin shpirtëror që kurrë nuk e ka njohur fizikisht, por që e ndien pranë në çdo hap të jetës.
Nga përballja me një sëmundje të shkaktuar nga stresi i politikës, deri tek një ëndërr dhe një shami që ai e cilëson si “mrekullinë” që i shpëtoi jetën, Fidel Ylli sjell për audiencën një histori që shkon përtej realitetit dhe prek shpirtin. Një rrëfim që na kujton se forca nuk qëndron vetëm në trupin e një sportisti apo pushtetin e një drejtuesi, por edhe në besimin e thellë që mund të ngrejë një njeri nga rrëzimi më i madh.
Rudina Magjistari: Si ka ndikuar kjo marrëdhënie që ti ke krijuar me këtë njeri dhe me këtë udhëheqës shpirtëror, si të ka ndikuar ose më saktë çfarë të ka dhënë.
Fidel Ylli: Më ka dhënë një gjë që çdo hall, çdo problem dhe çdo situatë që kam pasur unë e kam pasur pranë, ndoshta me vështirësi, por të gjitha gjërat më janë zgjidhur. Nga momenti që jam bërë pjesë me të, kam filluar që të eksploroj, kamë shumë sende të tij. Dhe gjëja më e bukur që më ka shpëtuar jetën ka qenë një shami. Kam qenë në spital.
Rudina Magjistari: Nga se vuaje këtu pse ke qenë në spital?
Fidel Ylli: Unë isha në spital prej politikës. Nuk ishte ndonjë gjë shumë madhore ishte një hormon i stresit. Falë Amerikës atje dhe falë Dede Ahmetit i cili më del një ditë në ëndërr dhe më thotë ‘Zoti të ka dhënë një provë, që ti i ke të gjitha të mirat, nuk të mungon asnjë gjë, por të ka dhënë një provë që të dish se ç’është sëmundja, të dish se ç’është dhimbja dhe ti këtë gjë do e kalosh. Ishte një situatë që zgjati nja 3 vjet dhe u bë mrekullia që ajo shami që kisha në spital pa pritur e pa kujtuar më humbet. Unë e mbaja në xhep gjithë ditën dhe te toka ku flija. Xhami e Dede Ahmetit me frymën dhe erën e tij./tvklan.al