23-vjeçari që vd*q u fut të mbronte kamarierin, e shkuara kr*minale e Flori Paluçit (KRONOLOGJIA E NGJARJES)

Në orët e para të kësaj të mërkure një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin. Brenda ambienteve të një lokali, në një pikë karburanti në zonën e Manzëz dy persona mbetën të vrarë pas një debati për motive banale.

Konkretisht ngjarja u shënua rreth orës 01:45, ku 33-vjeçari Flori Paluçi qëlloi me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qenë i riu Daniel Pepa i cili ka “zbrazur” armën e zjarrit duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas ngjarjes 21-vjeçari Pepa arriti që të largohej, ndërkohë që policia është duke punuar për kapjen e tij si dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

E mërkura e përgjakur! Si ndodhi masakra me dy të vdekur për

Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronologjia e ngjarjes, si ndodhi vrasja për një kafe:

Siç raportuam dhe më herët, sherri nisi brenda ambienteve të një lokali në Manëz pak pas mesnatës. Flori Paluçi bashkë me një person tjetër i kërkuan kamarierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit u ka thënë se ekspresi është i fikur. Menjëherë ka nisur debati mes Paluçit dhe kamarierit, ndërkohë Aranit Kurti është futur që të shuajë konfliktin.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se pas këtij sherri Paluçi qëlloi me armë zjarri në drejtim të Kurtit, i cili fatkeqësisht humbi jetën. Ndërkohë, Daniel Pepa i cili dyshohet se ishte mik me 23-vjeçarin ka shkuar dhe ka marrë armën në makinën e tij dhe më pas ka qëlluar drejt 33-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

 “Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, njoftoi Policia më herët.

 

E shkuara kriminale e Flori Paluçit dhe Daniel Pepës:

Paluçi dhe Pepa nuk rezultojnë emra të panjohur për drejtësinë, jo vetëm për atë shqiptare, por dhe atë italiane. Mësohet se 33-vjeçari, ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.

Ndërkohë që Daniel Pepa është përshkruar nga banorët e zonës si një person problematik, i cili shpesh herë është përfshirë në konflikte.