“Aktualisht rëndë por…” Orët kritike të Fatos Nanos në spital, ja detajet e fundit nga mjekët

Parametrat e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabël.

Stuata neurologjike e ish-liderit socialist mbeten njësoj pa ndryshime, shkruan Top Channel, duke iu referuar burimeve spitalore.

Ditën e djeshme, spitali privat ku ndodhet i shtruar Nano njoftoi se prej ditësh ai ndodhet i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.

“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.

Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shumë të rëndë, me prognoze te rezervuar!”, njoftoi spitali.

Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.